GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-deputetëve: Shkoni në takime me diasporën! Shpenzimet nga xhepi juaj se nuk kemi buxhet

15:56 - 10/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-deputetëve: Shkoni në takime me diasporën! Shpenzimet nga xhepi juaj se nuk kemi buxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka mbledhur gjatë ditës së sotme grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve ka qenë vota e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kryedemokrati Sali Berisha iu ka kërkuar deputetëve që secili prej tyre të zhvillojë takime me shqiptarët në diasporë, me aq mundësi sa kanë, pasi sipas tij, takimet që bën drejtuesja politike Jozefina Topalli me grupin e saj, janë të pamjaftueshme.

Berisha tha se deputetët duhet të orghanizohen në grupime dhe të takojnë emigrantët në diasporë, madje 5-6 deputetë të shkojnë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, lideri demokrat tha se deputetët shpenzimet për takimet me diasporën duhet t’i kenë personale, nga xhepi i tyre, pasi ai deklaroi se nuk kanë buxhet dhe madje edhe takimet nuk do i mbajnë në salla të mëdha dhe luksoze si mazhoranca.

Gjithashtu, Berisha iu kërkoi deputetëve që secili prej tyre të trefishojë votat për diasporën me njerëz nga rrethi i vetë, madje të kontaktojnë edhe shqiptarë që kanë ndikim në shtetet e tjera.

Pjesë nga fjala

Ne kemi ngarkuar si koordinatore kombëtare, Jozefina Topallin. Kemi ngarkuar dhe një grup që ta ndihmojë atë për koordinim zonjën Topalli. Por këto janë shumë të pamjaftueshme. Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Ne nuk i bazojmë takimet në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Ne matemi modestish dhe nuk duam ti rëndojmë as ata që të paguajnë paratë e buxhetit që përdor Edi Rama. Kështu që ne do të bazojmë fushatën tonë në qindra e qindra takime ku secili prej jush aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Nuk ka, nuk ka, nuk do të thotë asgjë. Por ne duhet ti qëmtojmë, ti gjejmë dhe gjatë kësaj periudhe të përparësojmë këto takime.

Së dyti, unë dhe në Berat e shtrova dhe ju duhet ta shtroni me çdo qytetar, me çdo mbështetës tonin, me çdo anëtar tonin. Secili duhet të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora. Ju garantoj se sa jemi këtu në sallë, 97 përqind e jona kanë të paktën 3 deri në 10 persona nga rrethi i vet, dhe kjo do të jetë një gjë shumë pozitive. Por nëse e bëjmë vetëm ne, kjo ndonjë gjë të madhe nuk sjell. Por nëse bindim çdo demokrat e demokrate, mbështetëse e mbështetës ta bëjë këtë, kjo sjell 2, 3 fishimin elektoratit tonë. Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë. Kjo është e faktuar tashmë. Ka një luftë brenda llojit ‘të shpëtojë ai që të mundet’. Janë kthyer në një lukuni ujqërish që duan të shqyejnë njëri-tjetrin për krimet që kanë kryer, së bashku apo veçmas. Këto janë avantazhet tona, që ti shpjegojmë, paraqesim alternativën dhe shansin historik të çdo shqiptari që të ndihmojë vendin e tij me 11 maj.

Kështu që do bëni edhe me grupet sipas mundësive që keni, të organizohen grupe deputetësh, 4-5-6 mund të shkojnë në SHBA, vetëkuptohet me shpenzime personale, se ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi, Itali dhe kudo ku keni lidhjet më të efektshme. Përdorni klubet, lokalet e shqiptarëve. Përdoren siç e bënë ata, sallë shkolle në Britaninë e Madhe, përdoren gjëra me çmime të përballueshme. Mendoj se kjo fushatë duhet të përfshijë të gjithë botë, aty ku kemi komunitete që njohim më shumë. Në vendet nordike, kudo. Në Australi, është një komunitet shqiptar i jashtëzakonshëm i organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Kanë edhe kryeministrin me origjinë shqiptare tani. E kanë. Them që ne të bëjmë gjithçka dhe të përgatisim në këtë mënyrë, fitoren e thellë të opozitës shqiptare. Të PD-së dhe aleatëve të saj. Aleatët e PD, edhe ata të përfshihen në këto grupe sipas njohjeve dhe mundësive. Në zonat elektorale çdo eksponent, mbështetës tonin, që ju e dini se ka lidhje të fuqishme në këtë apo në këtë qytet jashtë shtetit me shqiptarë, në këtë apo atë vend, edhe atij do i bëni thirrje vullnetarisht të organizohet dhe të shkojë, thirrje nxitje në diasporë. Ne kemi krijuar një uebsite, ka filluar të funksionojë edhe ajo si nënfaqe e PD.

Etiketa: berishadeputeteDiaspore

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore me Obamën

Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore me Obamën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com