GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK pezulloi hetimet për të vëllanë, Edi Rama: Jemi të pastër, unë s’pi drogë dhe s’kam blerë vota

15:59 - 12/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hipokrizia/ Pasi i përzuri ‘nga sytë këmbët’ Rama u kërkon shqiptarëve të kthehen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Ram ka reaguar sa i përket akuzave të ngritura nga opozita për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në dosjen “Xibraka.”

Kreu i qeverisë ttha se deri më tani kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje, pasi siç u shpreh, ka pritur verdiktin e drejtësisë.

“Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe…,” shtoi Rama.

Rama pretendoi se i vëllai është në punën e tij, dhe se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe as nuk ka përfituar asnjë favor për shkak të kryeministrit.

Të njëjtën gjë, kreu i qeverisë theksoi edhe për bashkëshorten Linda, dhe për vajzën e tyre për të cilat deklaroi se asnjëherë nuk janë gjendur në situata ku mund të kenë pasur konflikt interesi.

Akuza lëshoi dhe ndaj opozitës, ndërsa mohoi deklarimet e kundërshtarëve se ka probleme mendore, është përdorues droge apo ka blerë vota. Rama pretendon se s’ka bërë asnjë krim ndonjëherë.

“Më kanë bërë skifozren, e kanë fabrikuar edhe kartelën. Nuk kam pasur, asnjë herë probleme të shëndetit mendor. Jam akuzuar nga një katran i madh, me diplomë mjeku. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë. Nuk kam dashur të kem apartament tjetër. Ashtu i shihja gjërat kur isha i ri. Doja të isha i lirë nga çdo pronë e patundshme. Kur na bekoi zoti me një fëmijë tjetër, bëmë një shtëpi tonën. Më kanë bërë me saraje. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje me sarajet. Çerek shekulli akuze, pa asnjë çerek prove. Kush më njeh, e di se paraja nuk ka qenë tundim i madh.  për mua. Le të gjejnë një kokërr leku, një dëshmitar. Një fakt të vetëm që të provojë që nuk jam ky që jam. Pastaj iki vetë unë. Nuk kanë gjetur dhe nuk kanë për të gjetur asgjë. Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim. Më kanë bërë blerës votash. Krimi nuk vendos më asgjë në këtë Shqipëri që udhëhiqet nga PS….”

Lexo edhe:

Reagimi i Edi Ramës, Bardhi: S’ka patur asnjë hetim të SPAK për Olsi Ramën

SPAK pezullon hetimin e dosjes “Xibraka”: Nuk gjetëm prova për Olsi Ramën

Etiketa: Edi RamaKryesore1Olsi RamaSpak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Pas Salianjit është radha e Bardhit? Rama kërcënon deputetin me burg: O do gjykohet im vëlla, ose ti!

Reagimi i Edi Ramës, Bardhi: S'ka patur asnjë hetim të SPAK për Olsi Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com