Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kreu i PS, Edi Rama i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë.
Discussion about this post