GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata e Posaçme lë në burg Kreshnik Farrukun

13:30 - 13/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës – Bari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Kreshnik Farrukun (Budlla), Julian Kollçakun dhe Maksim Ndocin.

Budlla u arrestua të premten, ndërsa ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ndërsa Kollçaku dhe Ndoci janë arrestuar që në Nëntor 2024.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Kujtojmë se Budlla u vetëdorëzua në policinë e Durrësit.

Disa kohë më parë autoritetet tona zhvilluan një operacion duke kontrolluar banesën e Kreshnik Farrukut dhe objekte të tjera për llogari të Prokurorisë së Breshias. Gjatë atij kontolli hetuesit nuk gjetën dot Kreshnik Farrukun, por sekuestruan celularin e tij që u gjet i hapur, aparati telefonik i është nënshtruar akt ekspertimit teknik nga SPAK.

Autoritetet italiane pretendonin se Kreshnik Farruku pastronte para përmes një rrjeti kompanishë të drejtuara nga një organizatë italo-kineze. Sipas Prokurorisë së Breshias, këto kompani kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë arritur që të pastrojnë rreth 375 milionë Euro.

Kreshnik Farruku dyshohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Emri i Kreshnik Farrukut është përmendur prej vitesh nga drejtësia e Spanjës dhe Italisë për shkak të dyshimeve se ishte i përfshirë në trafik droge.

Për herë të parë emri i tij është përmendur në vitin 2010 nga drejtësia spanjolle. Në atë kohë ai u arrestua në Spanjë me 20 kg kokainë. 4 vite më vonë në vitin 2014, Kreshnik Farruku është arratisur nga burgu në Spanjë për tu riarrestuar në vitin 2019.

Etiketa: GJKKOKreshnik Farruku

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
Zaçaj në krye të Kushtetueses, OSBE: Presim bashkëpunimin

Vakanca pas ikjes së Zaçajt/ Lista e kandidatëve për Kushtetuesen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com