GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin me 5% çmimet e naftës brenda dy ditësh

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin me 5% çmimet e naftës brenda dy ditësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave.

Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës. “Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave,” tha Matt Wright, analist i pranë firmës Kpler.

Anije cisternë të vjetëruara

Shumica e 183 anijeve cisternë mbi të cilat janë vënë sanksione të drejtpërdrejta i përkasin të ashtuqujturës “flotë fantazëm” që shfrytëzon Rusia për eksportimin e naftës. Fjala është për anije cisternë shpesh të vjetëruara që qarkullojnë nën flamuj vendesh ekzotike. Duke përdorur anije të tilla Kremlini përpiqet të fshehë marrëdhëniet mes pronësisë dhe kontraktorëve.

Gjatë vitit 2024 me këto anije cisternë janë transportuar më shumë se 530 milionë fuçi naftë bruto, që përbën rreth 42 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës së papërpunuar të Rusisë me rrugë detare. Nga këto rreth 300 milionë fuçi janë dërguar në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi.

Përveç embargos ndaj anijeve cisternë Uashingtoni ka vendosur embargo të reja edhe për dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.

“Çmimet e naftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Brazilijanë rritur në muajt e fundit për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina dhe India”, tha një përfaqësues i industrisë indiane të përpunimit të naftës. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështetemi në naftën e Lindjes së Mesme. Dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu edhe mundësinë për të importuar naftë nga SHBA-ja”.

Etiketa: Moskenafterritet cmimisanksioneSHBA

Lajme të lidhura

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Lëkura e ashpër nga i ftohti, kur është e rrezikshme dhe si ta trajtoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com