GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ramazan Mataj/ Ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve takim me kryefamiljarin

13:05 - 15/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Ramazan Mataj/ Ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve takim me kryefamiljarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia e  ndodhur pak ditë më parë në Shkodër po thellohet. Familja e Arjon dhe Klisman Hasaj, dy vëllezërit që akuzohen si vrarës të 33-vjeçarit Ramazan Mataj, është ngujuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragoç në Shkodër, ku për këtë Gjykata e Shkodrës la në burg dy vëllezërit. Babai i autorëve, Rustem Hasaj u shpreh se ka frikë nga gjakmarrja dhe është ngujuar. Kryefamiljari u vizitua sot nga Dedë Shullani, kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë. Më tej, Hasaj tha se nuk ishte në dijeni të krimit të kryer nga dy djemtë e tij dhe se ata janë rritur së bashku me viktimën.

Ndërkohë, Shullani tha se ka marrë rolin e ndërmjetësit dhe do të punojë që dy familjet të rinisin komunikimin dhe të shmanget përshkallëzimi i konfliktit.

Ndërsa kryefamiljare i bën thirrje shteti t’i ndihmojë pasi janë 7 an%tar në familje që tani jetojnë pa asnjë të ardhur.

“Jemi 7 anëtarë në familje pa bukë, pa shtëpi! Shteti të na ndihmojë. S’kam pas asnjë dijeni për konfliktin as mosmarrëveshje. Jam babai i dy djemve të arrestuar. Kjo fatkeqësi na ka ndodh të dy palëve. Unë kam kërku ndjesë familjes së viktimës dhe gjithë fshatit.

Kam nevojë për ndihmën e shtetit dhe të individit se jena në kushte të vështira. Jemi 7 vetë në familje, përfshirë 4 fëmijët e djalit që është në burg. Jemi për mbijetesë. S’kemi asnjë të ardhur. S’kam as pension as asistencë, asgjë. Unë jam në ngujim jam në gjendje të mjerueme nga ana e ekonomisë. I lutem drejtësisë, popullit, kujtdo të na ndihmojë, mos i raftë kujt kjo punë. Unë përpara kam punuar me makinë, taksi pa licensë, çoja bashkëfshatarët në destinacionet e tyre. Edhe djemtë kanë punu sa për të jetuar, por ata ranë në burg. Tani jena pa asnjë të ardhur me 7 vetë në familje”, tha Hasaj.

Kujtojmë që, 33-vjeçari u ekzekutua vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip “Mercedez Benz”. Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi

Vrasja për “nder” në Shkodër, lihen në burg vëllezërit Hasaj që ekzekutuan Ramazan Matajn

Etiketa: denimfamilja hasajhyjne ne gjakngujimramzan mataj

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme lëshon një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com