GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD shpalos programin ekonomik: Ja çfarë do të bëjmë brenda 100 ditëve të para në qeverisje

16:59 - 15/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ne qëndruam dhe vijmë më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj ekonomik, në 100 ditët e para të qeverisjes së saj, me rikthimin në pushtet.

Teksa përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë publike një pjesë të platformës ekonomike, që do t’u shpaloset qyetarëve dhe votuesve gjatë fushatës elektorale.

Nga çmimet e ushqimeve dhe veshjeve, që rezultojnë të jenë më të larta se në Europë, me pagat e pensionet janë disa herë më të ulëta, PD premton se në 100 ditët e para në qeveri, do të vendosë minimumin jetik prej 200 eurosh për këdo.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka renditur disa pika, ku do të fokusohet program ekonomik.

Premtimet:

Të dashur miq, tek ne çmimet e ushqimeve dhe veshjeve janë më të larta se në Europë, kurse rrogat e pensionet janë disa herë më të ulëta.
Ky është shkaku i varfërimit në rritje të shqiptarëve! Doni të dini se çfarë do të bëjë Partia Demokratike për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje brenda 100 ditëve të para kur të kthehet në pushtet?
Ja disa pika të programit tonë:
1. Do të vendosim minimumin jetik 200 euro për këdo, pensionistë, të papunë, në ndihmë ekonomike, madje edhe studentët.
2. Rroga minimale do të jetë 500 euro.
3. Rroga mesatare do të jetë 1,200 euro.
4. Minimumi jetik do të indeksohet me ligj.
5. Pensionistët dhe familjet me rroga të ulëta do të kenë çmim më të ulët të dritave dhe ujit.
6. Do të falen gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, të papunët, familjet në nevojë me rroga nën mesatare dhe nënat kryefamiljare.
7. Pensionistët dhe të gjithë qytetarët me minimum jetik do të pajisen me kartë konsumatori, me të cilën do të rimbursohen 100% të TVSH-së për produktet e shportës.
8. Shteti do të marrë përsipër shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 23 vjeç, duke përfshirë shkollimin shtetëror. Duke vënë familjen në plan të parë, do të ndihmojmë në shërimin e plagëve të shpopullimit në vendin tonë.
9. Përmes ndërtesave sociale, do të mundësojmë çmime të përballueshme të banesave dhe kredi për çiftet e reja dhe të pamundurit.
10. Fermerët do të përfitojnë subvencionim nga shteti për çdo kokë bagëti dhe çdo njësi prodhimi.
11. Do të vëmë në dispozicion burime financiare dhe tokë shtetërore për të kompensuar pronarët.
12. Emigrantët, kur vendosin të kthehen në atdhe, do të kenë 0 taksa për 5 vjet dhe do të përfitojnë kredi të butë kur të blejnë një banesë.
13. Në universitet, do të hiqet mesatarja e pranimit.
14. Çmimi i naftës do të jetë gjithnjë në minimumin e mesatares së rajonit; çmimet ekstremisht të larta marrin fund.
15. Do të hiqen të gjitha taksat dhe tarifat e rrugëve.
Si do t’i bëjmë të mundura këto?
Paratë janë aty. Rrugët dhe punët publike nuk do të bëhen më me çmime stratosferike, 10 herë më të larta se në Europë, por do të ndërtohen sipas standardeve të drejta. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive kombëtare; fokusi dhe investimi ynë do të jetë te qytetarët shqiptarë.

Etiketa: PDPremtimeqeveri

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Para
Merrte ryshfet nga shoferët, AMP pezullon efektivin e policisë

EMRAT/ Arratisja e dy personave nga komisariati, pezullohen nga detyra 3 policë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

Ushtria amerikane kreu një sulm të enjten ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor, duke vrarë katër persona në...

Lexo më shumë
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com