GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Enveri instaloi kampet e shfarosjes, Rama vendosi një diktaturë të re

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Enveri instaloi kampet e shfarosjes, Rama vendosi një diktaturë të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ceremoninë e promovimin të librit ‘Kampeve të internimit nën hijen e Tomorrit’ të autorit Simon Mirakaj, u shpreh se, vendosja e pushtimit komunist më 28 nëntor të vitit 1944, e vërteta, zëvendësimi i një pushtimi të huaj me një pushtim barbar të brendshëm.

Sipas tij, Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet e përqendrimit të nazizmit, pasi tipari i tyre kryesor ishte shfarosja e kundërshtarëve.

Berisha ka përshëndetur edhe njëherë fitoren e presidentit Donald Trump.

‘Fitoren e Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen para së gjithash për shkak të censurës. Sot jemi në një diktaturë të re’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Vendosja e pushtimit komunist më 28 nëntor të vitit 1944, e vërteta, zëvendësimi i një pushtimi të huaj me një pushtim barbar të brendshëm, u shoqërua me dekapitimin e elitës kombëtare shqiptare, përfshi dhe një numër të konsiderueshëm të tyre, që kishin luftuar me armë në dorë pushtuesin e huaj.

Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet naziste të përqendrimit.

Kampet e përqendrimit kishin një tipar kryesor, shfarosjen.

Ato kampe duhet të shfarosnin personat që ndryheshin në to.

Nuk e fshehu Enver Hoxha këtë. Në të vetmen që ka qenë i sinqertë, i ka quajtur kamp përqendrimi dhe OKB, me angazhimin direkt të Sekretarit të Shtetit britanik ka rezoluta për kampet e përqendrimit në Shqipëri.

Kampe, në të cilat varroseshin të gjallë njerëz.

Miq, ne kemi një problem themelor psikologjik dhe sigurisht duhet të jenë filozofët dhe historianët ata që duhet të japin përgjigje. Cili është ky problem? Ky problem është se e para, ky kapitull, kjo histori, kjo letërsi, nuk është në piedestalin që meriton edhe sot e kësaj dite. E dyta, ne u rikthyem në një diktaturë të re, por një gjë duhet të mos harrojë asnjëri prej nesh, se gjithçka në ‘44-‘45-ën filloi me fjalën. Filloi me fjalën e lirë dhe u shtri pastaj në liritë e tjera. Vazhdoi me fjalën e lirë.

Sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë çdo ditë e më shumë. Sot censura është një realitet i pamohueshëm në propagandën e atyre që quhen mediat kryesore. Lavdi Zotit që janë mediat sociale dhe portalet, të cilat nuk pranojnë censurën, nuk lejojnë censurën. Por, më thoni mua, a nuk ka një analogji midis firmës që vë skulptori Kristaq Rama për të varur në litar poetin Havzi Nela, me firmën që vë për të varur në litar TikTokun.

Enver Hoxha bëri në dekret, ndalohen të gjitha librat e publikuar para vitit 1944.

Skulptori, 37 vite më parë, firmosi të varet një poet.

Pasardhësi firmos të varet TikToku.

Po çfarë ndodh me ne?

A kemi ne vetëdijen e plotë për këtë që po ndodh? Jo, nuk e kemi.

Pse ne nuk e kemi? Në qershor të vitit 1991, Xhim Bejker më shtroi një pyetje: Sali, tha, a u përmbys komunizmi. Po, i thashë unë, por mbetjet i ka shumë toksike zoti sekret. Dhe kjo e mbetjeve toksike, unë u them ju të vërtetën, nuk e thashë se bëja një parashikim në mënyrë profetike, por e shihja të gjithë propagandën që na bënin, unë e kisha fjalën për të gjithë ato reagime të përditshme që bënin me të gjithë propagandën.

Por ky është një realitet shumë i hidhur.

Sot, kjo u bë realitet edhe në vendin e lirisë, kjo u bë realitet i frikshëm shumë.

Eksponentë, politikanë të shquar, flisnin për censurën me aq lehtësi.

Gjigantë të medieve sociale, krenarisht vendosën censurën. Po, po, thanë, duhet ta kontrollojmë.

T’u them një gjë unë ju, këtë fitoren e Donald Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen para së gjithash për shkak të censurës.

Se ajo që pësuam ne, ajo që pësoi Simoni, ajo që pësuan dhjetëra mijëra shqiptarë, ajo filloi me censurën, ajo filloi me fjalën.

Etiketa: berishadiktatureenveri

Lajme të lidhura

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Para
Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private

Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com