GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pazar me varret në Sarandë! Agjencitë funerale kthejnë varrezat publike në prona private
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës pazaret që bëhen për një varr në Sarandë.

Dy agjenci funerale që operojnë në këtë qytet hapin dhe rezervojnë varre pa patur morte, gjithçka kundrejt një shume të konsiderueshme parash që varion nga 75 mijë lekë deri në miliona lekë.

Fiks Fare filloi investigimin e tij nga ankesat që erdhën në redaksinë e emisionit që varret si në varrezat e vjetra të qytetit, por edhe ato të rejat që ka miratuar Bashkia Sarandë në fshatin Volloder shiten vendet e varreve.

Varrimet në varrezat e vjetra të qytetit ishin ndaluar nga Bashkia Sarandë pasi nuk kishte më vende, por sot e kësaj dite aty hapen gropa për varre duke i vendosur sipër emra fiktiv.

Fiksi pa nga afër këto vende dhe dy agjencitë funerale që operojnë në vend zihen për hapjet e gropave sidomos në varrezat e vjetra, pasi çmimi është shumë i lartë. Madje në varrezat e vjetra gazetarët gjetën ponarin e agjencisë funerale ‘Paqja” dhe panë nga afër gropat boshe të hapura të cilat kishin nga një pllakë sipër dhe emër fiktiv. Ai pohoi se vendet për varre janë hapur nga agjencia “Bebri” dhe se ai nuk mund të bëj varrime në këto varreza.

Ndërkohë “Fiksi” është prezent kur dy pronarët e dy agjencive funerale debatojnë me njëri tjetrin për vendet. Ku pronari i agjencisë “Bebri” i thotë se duhet të kishte punuar si ai për të gjetur vende rreth 3 muaj më parë edhe pse ka qenë e ndaluar nga bashkia për hapje të reja vendesh.

“Fiksi” interesohet edhe pranë agjencisë funerale ‘Bebri’ ku gruaja e pronarit urdhëron një nga punonjëset që të nxjerri jashtë biznesit grupin e xhirimit. Më pas në biznes vjen edhe pronari z. Myrteza Haska që fillimisht hiqet si klient e më pas tregon që është pronari i agjencisë. Fillimish kërcënon grupin e Fiksit që mos të bëj xhirime se ndryshe do kenë punë me të. Më pas pyetjes së gazetares se pse shiten vendet e varreve miliona lekë, ai e korigjon për shifrën duke thënë se pagesa nis nga 35 mijë lekë dhe justifikohet se këtë e bën në marrëveshje me bashkinë. Më pas ai mohon të hapi varre pa patur morte dhe këtu gazetarët e Fiksit e ballafaqojnë me një qytetar që jeton në Greqi, por që vendin e varrit e ka blerë tek ai. Haska pranon se personi ndodhet në Greqi dhe se ka vdekur atje. Pyetjes së gazetarës se ku është dokumenti i vdekjes Haska përgjigjet ” Nuk kam dokument , kur të vijë trupi do vijnë edhe dokumentat”.

Në kundërshtim me ligjin është edhe agjencia tjetër funerale, “Paqja” e cila rezervon vende me pagesë por në varrezat e reja, pra në Volloder.

Bashkë më një bashkëpunëtor Fiksi shkon në këtë agjenci dhe kërkon një vend varri . Pronari Thimjo Mëhilli tregon s enë varrezat e vjetra nuk ka mundësi varrimi , ndërsa tek varrezat e reja ka dy alternativa; 35 mijë lekë varri individual dhe 75 mijë lekë me dy kate. Sëbashku me z. Mëhilli shkojnë në varreza tek vendi që ai u shiti dhe vendosin piketat dhe ju thotë që të premten do hapet gropa. Më pas ai u kërkon paradhënie shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën e merr.

“Fiks Fare” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Sarandës për problemin e rezervimit të vendeve të varreve në të dyja varrezat e qytetit.

Kjo drejtori në përgjigjen e saj sqaron se varrezat ekzistuese të qytetit të Sarandës kanë një territor të limituar, prandaj në shtator të 2021 është mirautar një territor i ri për sigurimin e këtij shërbimi. Kjo bashki është duke hartuar një rregullore për funskionimin dhe administrimin e varrezave publike, e cila shumë shpejt do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.

Menjëherë pasi “Fiks Fare” i vuri në dijeni që në varrezat e vjetra të qytetit kishte vende varrimi fiktive të cilat rezervoheshin më pas, Bashkia e Sarandës ndërhyri duke çuar punonjësit e drejtorisë së shërbimeve publike dhe policinë bashkiake, të cilët rrethuan vendin ku ndodheshin këto vende. Prishën të gjitha vendet e hapur ,duke ndaluar varrimet në atë zonë të varrezave publike.

Etiketa: Sarandëvarre

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Rënia e Euro-s kundrejt Lekut, Zef Preçi: Tregu i pompuar nga paraja e zezë

Eksperti i ekonomisë: Privilegjet fiskale për oligarkët, 600 mln euro vjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, ka...

Lexo më shumë
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet