Një i ri është gjendur i pajetë në ambientet e një konvikti në Gjirokastër.
21-vjeçari ishte nxënës në një shkollë private. Kanë qenë nxënës të tjerë që kanë zbuluar fillimisht trupin e pajetë të të riut. Bëhet e ditur se pranë trupit të 20-vjeçarit janë gjetur disa ilaçe.
“Rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia.
Discussion about this post