GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Uji merr para gjithçka, momenti kur çahet diga e HEC-it në Bunec

09:03 - 17/01/25
në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Uji merr para gjithçka, momenti kur çahet diga e HEC-it në Bunec
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është momenti që sapo është çarë diga e hidrocentralit të Bunecit, në Bashkinë Himarë.

Nga pamjet e filmuara nga banorët e zonës, duket sasia e lartë e ujit që vërshon më pas mbi banesa dhe biznese.

Banorët në video shihen në panik, megjithëse janë larg, teksa bëjnë thirrje për lajmërim të strukturave dhe banorëve që gjenden aty pranë për të shmangur humbjet fatale.

Sipas informacioneve nga banorët e zonës ka rikthim të energjisë elektrike në fshatrat Borsh, Piqeras, Lukovë, Bunec, Shën Vasil, Fterrë, Nivicë. Është larguar uji prej nën stacionit të Bunecit që furnizonte me energji këto fshatra teksa është ndalur dhe rrjedhja e ujit në digë.

Gjithashtu, Policia e Vlorës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Janë marrë të gjitha provat në vendngjarje që mund të çojnë në zbulimin e faktorëve përse çuan në çarjen e digës. Hetim ka nisur edhe nga prokuroria, teksa pritet që të merren në pyetje edhe përgjegjësit që realizuan projektin vite më parë.

Dy janë pistat kryesore përse mund të jetë çarë diga: punimet pa cilësi si dhe mbingarkesa me ujë mbi kapacitetin e saj, si rrjedhojë e prurjeve të larta.

Ndërkohë, prefektura e Qarkut të Vlorës thotë se janë 12 biznese të prekura totalisht nga vërshimi i ujit.

Bëhet fjalë për biznese sezonale që ndodhen në plazhin e Bunecit. Ndërkohë, dy banesa janë prekur në pjesën e bodrumeve duke u shkaktuar aty disa dëme materiale, si dhe në oborre e ambientet përreth.

Për saktësim, Prefektura e Vlorës thotë se pjesa që u ça ka qenë muri ballor i një ujëmbledhësi me sasi 15 mijë metër kub, ujë i cili në rast të prurjeve të pakta në thatësira të përdorej uji i tij për prodhimin e energjisë. Është ndërtuar në vitin 2010, kohë kur ka përfunduar së ndërtuari.

Etiketa: digaKryesore1rrezikuvideo

Lajme të lidhura

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Para
Përleshje në qendrën e riatdhesimeve, humb jetën i riu

Netanyahu konfirmon arritjen e marrëveshjes Izrael-Hamas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26

Një aksident ka ndodhur në afersi te qafes se i Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë. Mësohet se një automjet që po...

Lexo më shumë
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com