GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Duan të më shkatërrojnë”/ Mesazhi që i dërgoi të birit polici që ndaloi djalin e Samir Manes, para hedhjes nga lartësia

10:18 - 17/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duan të më shkatërrojnë”/ Mesazhi që i dërgoi të birit polici që ndaloi djalin e Samir Manes, para hedhjes nga lartësia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku efektivi që arrestoi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e së enjtes, konfirmoi se polici, Azbi Spahiu, ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit. Më pas, polici është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

“Azbi Spahiu është 57 vjeç dhe është në Reanimacionin e Traumës, gjendja tashmë është e stabilizuar. Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara në rrugë. Është konstatuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe normalisht si rregull, kur një individ refuzon ka mekanizma se si mund të bëhet testi i alkoolit. Është vendosur të arrestohet dhe është shoqëruar në bllokun e sigurisë. Nuk ka qëndruar gjatë sepse ka pretenduar se nuk është mirë dhe është transferuar në spital. Të nesërmen është liruar nga prokurori që e ka konsideruar arrestimin të paligjshëm. Nuk është dokumentuar historia. Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit, duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia.

Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenti, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia. Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi.

AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë. Nëse punonjësit e policisë e kanë shkelur, pse nuk ka procedurë hetimore? Mjegullnaja që është hedhur ngre dyshime. Duke e parë Azbiun si hallkën më të dobët, por duke i njohur edhe integritetin, në të gjithë kërkimet që kam bërë dhe bisedat që kam patur me kolegët e tij, e shohin dhe e pikturojnë si njeri me ndërgjegje të lartë profesionale, me etikë profesionale, prandaj jam krah Azbiut por kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit. Kam pyetur dhe kam bisedat me zyrtarë të policisë dhe asnjë nuk jepte shpjegime as për arsyet e shoqërimit të Martin Manes dhe as për lirimin e tij. Policia nuk ka patur kurajon të bëjë një njoftim sqarues por thjesht kanë thënë punonjësi i policisë është hedhur”, tha Lala.

Lexo edhe:

  • Polici u hodh nga lartësia, Bushati: Kriminale nëse ka patur presion pas ndalimit të djalit të Samir Manes
  • Polici u hodh nga lartësia pas ndalimit të djalit të Samir Manes, asnjë reagim nga opozita
  • I dehur në timon shkakton aksident dhe bën sherr me policët, arrestohet djali i Samir Manes
Etiketa: Kryesore1Samir Mane

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi jep papritur dorëheqjen

Mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi jep papritur dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com