GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kur oligarku nënshtron shtetin dhe shoqërinë/ Si e shtynë drejt tentativës së vetëvrasjes policin që arrestoi djalin e Samir Manes – Historia

16:19 - 17/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Kur oligarku nënshtron shtetin dhe shoqërinë/ Si e shtynë drejt tentativës së vetëvrasjes policin që arrestoi djalin e Samir Manes – Historia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Histori e tentativës së vetëvrasjes së efektivit të policisë Azbi Spahiu, i cili ndaloi djalin e Samir Manes, tregon edhe njëherë nënshtrimin e shtetit përballë fuqisë së oligarkut.

Ngjarja nis orët e vona të së dielës, kur Martin Mane, nën drejtimin e një automjeti, përplas dy makina të parkuara në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, pranë parlamentit.

Aty pranë ndodhej një patrullë policie e komisariatit numër 1 që ka konstatuar aksidentin. Veprimet e mëtejshme proceduriale kanë dashur që të njoftohet oficeri i policisë gjyqësore. Në vendngjarje mbërriti Azbi Spahiu, i cili ka kërkuar që sipas procedurës, meqë kemi të bëjmë me aksident rrugor, të bëhet testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit. Djali i Samir Manes ka kundërshtuar. Në këto kushte, Spahiu ka kërkuar që Martin Mane të shoqërohej në komisariat.

Burime thanë për “Gijotina” se ka pasur një hezitim nga ana e efektivëve të tjerë për të shoqëruar djalin e oligarkut.

Në fund, testi është kryer dhe është konstatuar se Martin Mane ishte i dehur në timon kur përplasi dy mjete të tjera të parkuara.

Favorizimi i djalit të oligarkut

Megjithatë, Martin Mane është shoqëruar, por fill më pas, çuditërisht, është lënë i lirë.

Në raste të ngjashme, standardi është i tillë: Shoferët që konstatohen të dehur në timon arrestohen dhe më pas është gjykata e cila vendos vijimin e arrestit, apo cakton një masë më të butë sigurie duke liruar të dyshuarin. Kodi Penal përcakton që i ndaluari del për masë në gjykatën kompetente (në rastin konkret Gjykata e Tiranës) brenda 48 orëve nga momenti i arrestimit.

Por, me djalin e Samir Manes ndodhi ndryshe. Siç mëson Gijotina, Martian Mane u lirua me urgjencë mëngjesin e së hënës pas një urdhri të prokurorisë së Tiranës, vetëm pak orë pasi aksidentoi dy mjete në gjendje të dehur.

“Gijotina” foli me ekspertë të fushës, të cilët ngritën dyshime se në këtë rast kemi bëtë bëjmë me favorizimin e drejtuesit të mjetit, duke shkelur ligjin.

Mungesë transparence nga Policia

Ngjarja u raportua fillimisht nga mediat dhe vetëm disa orë më pas, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër mbi atë që kishte ndodhur.

Duke iu referuar me iniciale Martin Manes, në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia deklaroi: “M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Policia e Tiranës nuk sqaroi se pse Martin Mane u la i lirë fill pasi “u arrestua” dhe as nuk përcaktoi akuzat penale që u ngritën ndaj djalit të oligarkut.

Presioni që çoi në tentativën e vetëvrasjes

Ajo që ndodhi më pas është akoma më alarmante. “Gijotina” mëson se  Azbi Spahiu, i cili u mor me ‘letrat’ e ngjarjes, është thirrur të raportojë nga eprorët. Burime thanë se atij i është ushtruar presion vetëm sepse kishte zbatuar detyrën që ia përcakton ligji dhe nuk kishte mbyllur një sy për djalin e oligarkut.

Presioni dhe kërcënimet që mori nga shefat kanë rënduar psikololigjikisht efektivin, i cili ndërmorri më pas aktin e rëndë që mund ti merrte jetën.

Ai dyshohet se u hodh nga lartësia në një përpjekje për ti dhënë fund jetës, por ndoshta një fuqi hyjnore deshi që efekti të mbetej në jetë. Azbi Spahiu i mbijetoi rënies dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Edhe në këtë rast, policia reagoi me një njoftim të ‘thatë’ vetëm pas raportimit të rastit në media.

“Më datë 15.01.2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një komunikatë që ngre dyshime se ka dashur të fshehë ngjarjen, duke e paraqitur si aksidentale dhe jo një tentativë vetëvrasje.

E vërteta në fakt, është ndryshe, të paktën siç formësohet nga të dhënat e rastit. Akti nga efektivi është marrë në kushte të rënduara psikologjike, i shtyrë nga presioni që është ushtruar ndaj tij për arrestimin e djalit të oligarkut. Burime thanë për “Gijotina” se këtë hipotezë e mbështesin edhe komunikimet me djalin e tij që jeton jashtë vendit, të cilit efektivi i ka zbuluar se ka pasur presione e kërcënime.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton mbi zhvillet në drejtësi dhe kronikën e zezë, konfirmoi në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme këtë version të fakteve. Ajo deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia, i ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

Heshtje nga institucionet

E gjithë historia është mjegulluar me një heshtje në sinkron të autoriteteve të rastit.

Policia ka dalë me reagime të vonuara dhe të cunguara, ndërsa prokuroria që urdhëroi lirimin e djalit të oligarkut, nuk ka denjuar të bëjë asnjë reagim për rastin. Prokuroria nuk ka sqaruar se cili ishte prokurori që liroi djalin e Samir Manes dhe p ë r cilat arsye ligjore. Mungesë e plotë transparence!

Agjencia e Mbikëqyrje Policore gjithashtu. Në disa media online u raportua se kishte nisur një hetim disiplinor për efektivin që guxoi të arrestonte të birin e Samir Manes. AMP nuk i konfirmoi dhe as i mohoi raportimet. Institucioni, nga një ent që ka për detyrë të kontrollojë sjelljen ligjore të policisë, u kthye në të dyshuar si shantazhues ndaj efektivit Azbi Spahiu.

Historia nuk u përcoll për publikun nga pjesa dërrmuese e mediave. Televizione kombëtare, gazeta dhe shumë media online nuk raportuan asnjë resht për djalin e oligarkut që i dehur në timon u bë shkaktar i një aksidenti, për policin i cili u shty drejt vetëvrasjes vetëm sepse kreu detyrën. Paratë ndoshta, i vlerësuan më shumë se sa misioni për të thënë të vërtetën.

Nuk u ndjenë as shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të efektivë të policisë, Avokati i Popullit, deputetët që pretendojnë se përfaqësojnë zgjedhësit, apo selitë e huaja diplomatike që flasin për suksese në sistemin e drejtësisë.

Për çudi heshti edhe opozita, ajo që në prag fushate, premton se pasuritë e vjedhura nga oligarkët, do t’ua kthejë shqiptarëve.

Etiketa: AMPAzbi Spahiukryesore2Martin Manepolicia e TiranesProkuroria e TiranesSamir Mane

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan, lëndohet një i moshuar (Emri)

Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan, lëndohet një i moshuar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com