GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës: Veliaj e ka vendin në burg

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita ka protestuar sërish ditën e sotme përpara bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, në fjalën e saj përpara protestuesve, theksoi se ndodhen në protestë prej 42 javësh. Ajo përgëzoi të pranishmit se nuk u tërhoqën.

“Erion Veliaj të shkojë atje ku çunat po e presin. Ftohtë është jashtë, por atje do ta mbajnë ngrohtë siç ai ka qejf”, shtoi ajo.

Klevis Balliu, koordinator i Partisë Demokratike për Tiranën u ndal tek procedimi penal i Policisë së Shtetit ndaj protestuesve një javë më parë.

“Nuk e kuptoj pse Policia e Shtetit kërkon të krijojë këtë konflikt të protestuesve me qytetarët. Dhe nuk e kuptoj se në cilin vend të botës Policia e Shtetit kërkon që të ketë gjakderdhje dhe sherr, përplasje dhe grushte të qytetarëve me njëri-tjetrin”, u shpreh ai. “Kjo protestë është e njoftuar dhe minimalisht Policia e Shtetit duhet t’i sigurojë qytetarëve të drejtën për të protestuar. Dhe nëse jeni Policia e Shtetit, zbatoni ligjin dhe krijoni mundësinë që qytetarët të protestojnë”, tha Balliu.

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në fjalën e tij hodhi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë.

“Gjithçka bëhet në funksion të zgjedhjeve, të zgjedhjeve që kjo mazhorancë e kalbur do dërrmohet në 11 maj edhe për faktin se sot ky sistem Drejtësie, që i ka provat sheshit, i ka provat këtu para Bashkisë së Tiranës, i ka provat në sirtarët e Erjon Veliajt, nuk bën asgjë tjetër veçse mbyll sytë dhe trajton një kriminel, një zhvatës të fondeve publike, e trajton si hajdut xhepash”, tha Blushi.

Blushi tha se duhet “rezistencë, duhet përballje, duhet organizim sepse kjo Bashki tanimë iu përket qytetarëve”.

“Bashkia jemi ne, ata janë thjesht një çetë hajdutësh që mbyllen me hekura brenda dhe që thjesht tani firmosin ca letra pa vlerë. Ndaj ju ftoj të gjithëve, jo çdo javë, por çdo ditë, të dalim para këtij institucioni”, shtoi.

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, tha se protestat e përjavshme të opozitës përpara Bashkisë, tregojnë se qëndrestarët e vërtetë nuk shantazhohen përballë presioneve të vazhdueshme të pushtetit.

“Prej 2015 Tirana po vidhet nga Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij, ai nuk meriton ndëshkimin qytetarë por duhet të jetë para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e tij”, u shpreh këshilltari tjetër demokrat Dorian Teliti.

Pjesë e protestës ishte dhe aktori Mehdi Malkaj, i cili u bëri tthirje qytetarëve për reagim.

“Zonja e zotërinj kudo e sido që jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria, nga duart e këtyre rilindasve”, u shpreh Malkaj.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1protesteproteta te bashkia

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat
Aktualitet

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Para
“A jemi një m.. komision ligjesh apo…?”, Korreshi debat me Bushkën

"Nuk besoj se e përdorni 'EncroChat' për ‘puçi-puçi’ me gruan”, batutat e Korreshit me socialistët

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt, lidhur me të kaluarën e tij, ndërsa komentoi...

Lexo më shumë
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com