GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE kundër SHBA-së për rrjetet sociale

09:42 - 22/01/25
në Botë
Kohë leximi: 6 min
A A
BE kundër SHBA-së për rrjetet sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prej çështjeve më të nxehta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është mënyra se si kompanitë e mëdha amerikane të internetit mund të rregullohen nga legjislacionet evropiane.

Akti i Shërbimeve Digjitale të Brukselit (DSA), i cili hyri në fuqi në vitin 2022, është kyç për këtë çështje. Ky akt synon të adresojë çështje si përmbajtja e jashtëligjshme, dezinformimi dhe transparenca në reklamimin online.

Komisioni Evropian ka nisur tashmë procedura kundër disa nga platformave më të mëdha, përfshirë X-in e Elon Muskut, Meta-n e Mark Zuckerbergut dhe TikTok-un e krijuar nga Kina.

Për çfarë mospajtimesh bëhet fjalë?

BE-ja hapi rast kundër Meta-s, kompanisë pronare të Facebook-ut dhe Instagram-it, në verën e vitit 2024, duke i hetuar politikat e reklamimit në këtë kompani, si dhe atë që njihet si “kërcënimi i sozisë” – i cili është një sistem i reklamave të rrejshme dhe uebsajteve të rrejshme që klonojnë gazetat e mirëfillta me qëllim për të përhapur dezinformata.
Komisioni Evropian veproi mbi dyshimet se sistemi i reklamimit që përdorte Meta kishte lejuar përhapjen e lajmeve të rreme me origjinë nga Rusia.
BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet
Së fundmi, Meta gjithashtu njoftoi se e ka hequr programin e saj të verifikimit të fakteve për t’u përqendruar në një model të quajtur “community notes”, i cili është përdorur nga platforma X. Deri më tani, kjo vlen vetëm për tregun amerikan, por nëse zgjerohet në BE, Brukseli mund të nisë hetime shtesë.
Ndryshimi tjetër që Meta bëri së fundmi ishte modifikimi i politikave të saj mbi gjuhën e urrejtjes, duke hequr veçanërisht rregullat që ndalojnë fyerjet mbi pamjen e një individi bazuar në racën, etninë ose orientimin e tij seksual. Ky ndryshim zbatohet edhe në BE, dhe Komisioni Evropian tani po e shqyrton vlerësimin e rrezikut që Meta ia dorëzoi BE-së kur e bëri këtë ndryshim.

A mund të tentojë Brukseli ta ndalojë TikTok-un?

Po, mundet, por me gjashtë nuk do ta bëjë.
Siç u shpreh rishtazi një zëdhënës i Komisionit Evropian: “Nuk është synimi ynë ta pezullojmë asnjë platformë në BE”.
Megjithatë, kjo do të ishte e mundur sipas DSA-së si masë e fundit, nëse Brukseli do të besonte se ekziston ndonjë kërcënim serioz publik.
Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë në Rumani
Shtetet individuale të BE-së gjithashtu mund të pezullojnë aplikacione dhe shërbime në territorin e tyre, me kusht që të kenë legjislacion të nevojshëm kombëtar për ta bërë këtë. Por, kjo mbetet e pamundur, pasi do të shkaktonte shumë tensione, veçanërisht me kompanitë amerikane, duke pasur parasysh se rregullatorët evropianë zakonisht parapëlqejnë gjoba në vend të ndalimeve.
Kompania mëmë e TikTok-ut, ByteDance, e themeluar nga sipërmarrës kinezë dhe me operacione të konsiderueshme në Kinë, është në llupën e Komisionit Evropian pas zgjedhjeve presidenciale rumune në nëntor të vitit 2024.
Brukseli ka hapur një hetim për mënyrën se si kompania menaxhon reklamat politike dhe algoritmet që qëndrojnë pas motorit të saj të rekomandimeve.
Ky hetim erdhi pasi një numër i madh llogarish të rrejshme filluan të postojnë përmbajtje në mbështetje të kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili shënoi fitore befasuese në rundin e parë të votimit.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë më pas anuloi rezultatin e zgjedhjeve, duke pretenduar se një fushatë në TikTok – i cili mendohet të ketë prejardhjen në Rusi – ndikoi në votim.
Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse
Rregullatorët e Brukselit i kanë kërkuar TikTok-ut të ruajë dhe të ndajë të gjitha të dhënat dhe dokumentet që lidhen me fushatën presidenciale.

Po X-in?

Kompania e mediave sociale e Elon Muskut, X, ishte e para që u vu në shënjestër të DSA-së në verën e vitit 2023.
Në atë kohë, Komisioni Evropian filloi të hetonte shkeljet e mundshme ndaj transparencës, veçanërisht lidhur me mënyrën se si kompania përdorte shenjat blu (blue checks), të cilat fillimisht shërbenin si një shenjë e një llogarie të verifikuar, por tani tregojnë përdoruesin premium. Hetimet përfshinin gjithashtu mënyrën se si ruheshin dhe përdoreshin informacionet e reklamave.
Në verën e vitit 2024, Komisioni Evropian arriti në përfundimin paraprak se X kishte shkelur DSA-në. Ky përfundim i dha kompanisë qasje në të gjitha dokumentet e çështjes, një volum prej mbi 6.000 faqesh, dhe mundësinë për të paraqitur kundërshtime, të cilat tani po shqyrtohen në Bruksel.

BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara
Hetime shtesë u hapën më vonë, në vitin 2023, për mënyrën se si kompania operon sistemin e saj të “community notes”, veçanërisht lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjen e dhunshme online në platformë.
Këto hetime u zgjeruan javën e kaluar, kur Komisioni i kërkoi X-it të sqarojë deri më 15 shkurt ndryshimet e fundit – si dhe ato të ardhshme – të algoritmeve të tij që grumbullojnë përmbajtjen. Komisioni kërkoi gjithashtu që kompania me bazë në SHBA t’i ruajë të gjitha të dhënat që lidhen me këto ndryshime dhe të ofrojë qasje në sistemet e X-t për të hetuar mënyrën se si llogaritë dhe përmbajtja bëjnë xhiron e botës.
Derisa zyrtarët e Komisionit Evropian ngulën këmbë se këto veprime nuk kishin lidhje me ndonjë ngjarje të veçantë politike, zgjerimi i hetimeve ndodhi vetëm disa ditë para inaugurimit të Donald Trumpit dhe vetëm një javë pasi Musku e transmetoi një intervistë në X me Alice Weidel, lideren e partisë së ekstremit të djtahtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Musk ka thënë se e mbështet këtë parti për zgjedhjet parlamentare në Gjermani, të cilat mbahen më 23 shkurt.
Me çfarë ndëshkimesh mund të përballen platformat?
Nëse Komisioni Evropian gjen se një kompani ka shkelur DSA-në, atëherë ndëshkimi më i zakonshëm është gjoba – e cila zakonisht është mjaft e lartë. Maksimumi që mund të vendoset është 6% e të ardhurave vjetore globale të kompanisë në fjalë, që mund të përkthehet në miliarda dollarë.
Përveç gjobave, Komisioni Evropian mund të vendosë masa të përkohshme në raste kur dyshohet se përdoruesit kanë pësuar dëm serioz, por kjo është shumë e rrallë. Në fakt, Komisioni ka përdorur këtë mjet vetëm një herë, duke kërcënuar TikTok Lite, një version më i shpejtë dhe më i lehtë në përdorimin e të dhënave krahasuar me aplikacionin kryesor.
Me kërkesë të BE-së, TikTok tërheq programin për shpërblimin e përdoruesve
TikTok Lite, i cili u lansua në Francë dhe Spanjë duke ofruar shpërblime për përdoruesit që shikonin video, u prezantua pa ndonjë vlerësim paraprak të rrezikut. Pas kërcënimit nga Komisioni Evropian, TikTok-u e tërhoqi aplikacionin nga BE-ja dhe premtoi se nuk do lansonte më kurrë atë apo një version të ngjashëm.

Por, a do të zbatohen gjobat?

Kjo është pyetja e madhe. Ia vlen të ceket se Komisioni Evropian e ka për detyrë ta ruajë tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian, dhe jo shtetet anëtare.
Shumëkush priste që Komisioni Evropian të vendoste gjoba ndaj X-it kah fundi i vitit të kaluar, por në fund nuk ndodhi asgjë.
Komisioni i ri Evropian, i cili mori detyrën më 1 dhjetor 2024, duket se po vepron me më shumë kujdes.
Ka pasur sugjerime se hetimet mund të jenë pezulluar, megjithëse komisioni e ka mohuar këtë. Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar se janë ende duke shqyrtuar të gjitha dokumentet për të ndërtuar një rast të fortë që të qëndrojë në Gjykatën e BE-së, ku çdo gjobë e mundshme ndaj X, Meta apo TikTok, pritet të kundërshtohet.
Ekziston një interes i madh për rolin e kompanive të mediave sociale në Bruksel dhe më gjerë.
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”
Shumica e grupeve të mëdha politike në Parlamentin Evropian po i bëjnë presion Komisionit Evropian që ta zbatojë Aktin për Shërbimet Digjitale dhe t’i ndëshkojë kompanitë teknologjike. Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së janë më të ndara në këtë çështje.
Në vendet ku antiamerikanizmi është i theksuar – si Franca ose partitë më të majta në Gjermani – ka një dëshirë të madhe për të ndërmarrë masa të ashpra kundër kompanive të mediave sociale, shumica dërrmuese e të cilave janë në pronësi të kompanive apo individëve amerikanë.
Nga ana tjetër, aleatët e ngushtë të Uashingtonit, si Holanda, vendet skandinave dhe shtetet baltike, janë më të matura. Këto vende shqetësohen se gjobat mund ta minojnë mbështetjen e SHBA-së për NATO-n ose të shkaktojnë ndonjë luftë tregtare transatlantike.
Ndërkohë, një numër i madh partish dhe politikanësh populistë në kontinent, të cilët i kanë përdorur këto platforma për ta rritur popullaritetin e tyre, e urrejnë DSA-në, duke e quajtur atë “censurë evropiane”.
Kjo çështje është me rëndësi të madhe dhe nuk ka gjasa të zbehet së shpejti./ REL

Etiketa: BErrjetet socialeSHBA

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Rikthimi i Trump/ Këlliçi: Nga rastet e pakta, që një president mezi pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet

Rikthimi i Trump/ Këlliçi: Nga rastet e pakta, që një president mezi pret të nisë detyrën për të bërë realitet premtimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com