GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i ministrisë për Maturën 2024/ Lili Sula: Manastirliu mashtron vetëm për fushatë elektorale

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i ministrisë për Maturën 2024/ Lili Sula: Manastirliu mashtron vetëm për fushatë elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit njoftoi shpalljen e raportit publik të Maturës 2024, ku foli për rezultate në rrtije. Mirëpo një reagim ka ardhur menjëherë  nga opopzita, ku përmes Lili Sulës shprehen se ato të dhëna nuk janë të sakta përderisa nuk u bënë tranpsarente.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit, Lili Sula:

Ministria e Arsimit njoftoi shpalljen e raportit publik të Maturës 2024, por pa e bërë publik këtë raport, ashtu siç e kërkon ligji, në faqet zyrtare www.arsimi.gov.al, as ne www.qsha.gov.al. Mungesa e transparencës për publikun i bën të pabesueshme të dhënat mbi testet e Maturës 2024.

Për dy vite rresht numri i maturantëve konsiderohet statistikisht i njëjtë, gjë e pamundur, pasi sipas të gjitha raporteve nga viti në vit ka patur ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Nota mesatare për lëndën matematikës, sipas ministres ka pësuar një rritje nga 6.72 në vitin 2023 në 7.79 në vitin 2024, rritje galopante që vetëm Ministria e Arsimit mund ta interpretojë, pasi nota mesatare mund të ndryshojë në shumën presje dhjetore (të dhjetat, të qindta).

1. Ministria Manastirliu mashtroi maturantët e vitit 2024 që, kanë filluar vitin e parë gjimnaz në 2021, vit në të cilin kanë mbaruar klasën e 9-të. Nga rezultatet e PISA 2022, Matematika ka shënuar rënie drastike për periudhën 2018-2022, me 69 pikë-rënien më të fortë nga të gjithë vendet pjesëmarrëse në testim. Nuk ka asnjë mundësi që këta nxënës, me arritjet më të ulëta në klasë të 9-të, të bëhen maturantët me rezultate më të larta.

2. Nuk ka asnjë publikim nga ministria e Arsimit dhe Sportit apo nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për treguesit e testit në tërësi dhe për çdo pyetje. Është e domosdoshme të publikohet përmbajtja e testit, indeksi i vështirësisë, vlefshmërisë të secilës pyetje dhe testit indeksi i diskriminimit etj. të shprehura në %.

3. Në raport thuhet se ka rritje të ndjeshme të kalueshmërisë, ndërkohë nuk jepet asnjë informacion se cili ka qenë kufiri i pikëve dhe si është vendosur. Theksojmë se, nga vitet 2013-2020 me urdhër të Ministrisë, ky kufi ishte i paracaktuar 20% dhe në raportet ndërkombëtare është kritikuar disa herë pikërisht kjo mënyrë e përcaktimit të kufirit të pikëve.

4. Maturantët e vitit 2024 po ndjekin studimet universitare në vit të parë për këtë vit akademik. Në programet e studimit ku zhvillohet lënda e Matematikës, rezultatet e tyre janë mjaft të ulëta dhe kjo vërteton edhe një herë se të dhënat e raportit nuk janë ato që shpreh ministrja Manastirliu, por janë ato që kanë publikuar organizatat ndërkombëtare.

– Ministrja Manastirliu nuk mashtron dot më qytetarët me statistika inekzistente të prodhuara vetëm për fushatë elektorale, sepse maturantët dhe shqiptarët nuk e harrojnë që të gjitha testet e Maturës 2024 dolën në minutat e para të provimit, duke përmbysur procesin e testimit dhe të vlerësimit të tyre, si dhe duke hedhur poshtë mundin dhe djersën e 3 viteve të shkollimit të nxënësve më të mirë.

Partia Demokratike në programin e saj zotohet të mbështesë financiarisht me 5% të PBB arsimin, sistemin prioritar të qeverisë së pas 11 majit, dhe ta nxjerrë nga kolapsi i thellë, të përmirësojë rezultatet e aftësive të nxënësve në testimin PISA, të sigurojë infrastrukturë digjitale, të kthejë dinjitetin mësuesit dhe ta shndërrojë shkollën nga qendër pasigurie e droge në vatër edukimi e formimi europian.

Etiketa: lili suliministria earsimitOgerta ManastirliuopozitemPD

Lajme të lidhura

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…
Breaking Views

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26
Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”
Breaking Views

Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

20:34 - 27/09/26
Para
Votuesit jashtë vendit në listë më vete/ KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Çregjistroni emigrantët

KQZ miraton vendimin për ndarjen e mandateve, 46 deputetët e parë do caktohen nga kryetari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26

Aktivisti Dritan Goxhaj ka folur nga protesta qytetare, në ditën e 120-të të tubimeve, duke deklaruar se protestuesit nuk do...

Lexo më shumë
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26
Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

Parullat në ditën e 120: Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”

20:34 - 27/09/26
“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

“T’i japim fund autokracisë Rama-Berisha”/ Aktivistja përsërit 4 kërkesat e protestuesve

20:27 - 27/09/26
Aktivisti: Si nuk mban përgjegjësi? Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?

Aktivisti: Si nuk mban përgjegjësi? Vlorën dhe Agasin t’i sollën me zor në zyrë?

20:21 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com