GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në qarkun e Fierit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të zhvilluar në tri faza në Fier dhe Lushnjë.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar kokainë, katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak dhe dy maska silikoni, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

Në pranga kanë rënë Suad Mernica, Zija Troka, Endrit Troka dhe Misir Blliku.

Në fazën e parë të operacionit, policia arrestoi në Fier një 42-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën kokainë dhe dy maska silikoni.

Në fazën e dytë, gjithashtu në Fier, policia arrestoi babë e bir, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç. Në banesën e tyre, efektivët zbuluan një kallashnikov, një pistoletë, një armë gjahu, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Operacioni vijoi në Lushnjë, ku policia arrestoi një person dhe shpalli në kërkim babanë e tij. Pas disa javësh hetime, efektivët zbuluan në banesën e tyre dy kallashnikovë, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Sipas hetimeve paraprake, armët e gjetura në Lushnjë dyshohet se janë përdorur në një ngjarje kriminale të mëparshme. Ekspertët e Policisë Shkencore do të ekzaminojnë të gjitha armët e sekuestruara, ndërsa hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rasteve dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policise

Policia e Fierit ka finalizuar tre faza të operacionit të koduar “Siguria”, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 4 shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 4 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, 2 maska silikoni dhe një përforcues grushti.

Faza e parë në Fier

Në Fier është arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, me inicialet S. M., i cili sipas Policisë qarkullonte me lëndë narkotike kokainë dhe drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe dy maska silikoni, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Faza e dytë, në pranga babë e bir

Në vijim të operacionit, në Fier u arrestuan dy shtetas, Z. T., 60 vjeç, dhe E. T., 25 vjeç, babë e bir.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një kallashnikov, një pistoletë, një armë gjahu, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Faza e tretë në Lushnjë, dy kallashnikovë të sekuestruar

Ndërkohë, në Lushnjë u arrestua shtetasi M. B., ndërsa babai i tij, L. B., 32 vjeç, u shpall në kërkim.

Pas një hetimi disa javor, Policia ushtroi kontroll në banesën e tyre, ku gjeti dy armë zjarri kallashnikovë, municion luftarak dhe një armë gjahu. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se armët e sekuestruara në Lushnjë janë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Të gjitha armët e sekuestruara në Fier dhe Lushnjë do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArmeFiermaska

Lajme të lidhura

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend
Aktualitet

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:35 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike
Aktualitet

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26
Para
Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend
Aktualitet

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e mazhorancës, rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend

11:35 - 27/11/26

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin me 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në një banesë në Shkodër, ja kush ishte objektivi

10:53 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com