GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha apel emigrantëve: Shpëtoni prindërit dhe familjet duke ndëshkuar me votë regjimin e Ramës

10:59 - 23/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ne qëndruam dhe vijmë më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike , Sali Berisha, publikoi një thirrje në median sociale për emigrantët, duke iu kërkuar që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

“Prandaj vota juaj në këto zgjedhje është e një rëndësie jetike për shpëtimin e prindërve, familjarëve tuaj, por edhe të vendit tuaj.

Votoni të gjithë më 11 maj për të shpëtuar Shqipërinë nga të këqijat e mëdha që Edi Rama i ka bërë këtij vendi në këto 12 vite të qeverisjes së tij,”, shprehet ndër të tjera kryedemokrati.

Mesazhi

Të dashur miq shqiptarë e shqiptare jashtë vendit.

Në vitin 2013, kur dorëzova pushtetin, kjo monedhë 1 euro këmbehej me 140 lekë.

Sot, pas 11 vitesh, kjo monedhë këmbehet në Shqipëri me 98 lekë.

Paratë e drogës dhe larja masive e parave të krimit në Shqipëri, ka shtrirë përdhe monedhën europiane.

Por gjithashtu ka ndëshkuar rëndë remitencat tuaja, ndihma aq të çmuara, aq jetike për familjarët tuaj.

Përveç kësaj, gjatë këtyre 11 viteve, çmimet në Shqipëri të ushqimeve, ilaçeve kanë njohur rritje stratosferike.

Ato janë sipas Eurostat, 10 gjer në 250 përqind më të shtrenjta se në vendet kryesore të BE.

Dhe kjo për prindërit tuaj është një katastrofë e vërtetë.

Prandaj vota juaj në këto zgjedhje është e një rëndësie jetike për shpëtimin e prindërve, familjarëve tuaj, por edhe të vendit tuaj.

Kështu që nga zemra u bëj thirrje regjistrohuni në portalin e KQZ, në portalin e PD, ky i fundit do t’u japë ju automatikisht udhëzimet me të cilat orientoheni se si të përdorni portalin e KQZ.

Ju ftoj që të hyni në link në mënyrë që të votoni të gjithë më 11 maj për të shpëtuar Shqipërinë nga të këqijat e mëdha që Edi Rama i ka bërë këtij vendi në këto 12 vite të qeverisjes së tij.

Etiketa: berishaEmigrantëKryesore1Vote

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Po realizonin një sfidë të “Tik Tok”-ut, 14-vjeçares  i bie të fikët në shkollë

Po realizonin një sfidë të "Tik Tok"-ut, 14-vjeçares i bie të fikët në shkollë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com