GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbërrin në Tiranë arkëmorti i kryepeshkopit Anastas, homazhet te “Ngjallja e Krishtit”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrin në Tiranë arkëmorti i kryepeshkopit Anastas, homazhet te “Ngjallja e Krishtit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arkëmorti i kryepeshkopit Anastas, i shoqëruar nga një kortezh i gjatë klerikësh ortodoksë, mbërriti në Tiranë të martën pasdite (28 janar).

Besimtarë të shumtë të mbledhur përgjatë rrugës së Katedrales “Ngjallja e Krishtit” rrethuan trupin e klerikut të ndjerë, gati për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit nën rënien e kambanave.

Në nderim të kryepeshkopit Anastas janë shpallur 5 ditë zie kishtare dhe homazhet për të do të zgjasin dy ditë. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Arkëmorti me trupin e kryepeshkopit udhëtoi rreth 20 orë derisa mbërriti në Tiranë. Kortezhi me të ndjerin sot e kaloi pikën kufitare të Kakavijës në orët e para të ditës, duke u pritur nga qindra besimtarë dhe fëmijësh që e prisnin me degë dafinash në duar, si një simbol që sjell paqe dhe mirësi.

Pas ceremonisë së shkurtër në praninë edhe të autoriteteve greke, kortezhi u nis drejt Gjirokastrës, ku u zhvillua një meshë përshpirtjeje në oborrin e katedrales së qytetit. Nderimet vijuan në disa kisha ortodokse të vendit.

Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, është zgjedhur të mbikëqyrë përkohësisht Fronin Kryepeshkopal pas vdekjes së papritur të kryepeshkopit Anastas.

Gjatë dy ditëve homazhe, kryepeshkopin pritet ta nderojnë personalitete vendase e të huaja, pjesëmarrës nga të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat në vendin tonë, një delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, si dhe përfaqësues të niveleve të larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Etiketa: anastas JanullatosJanullatos

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Para
Derbi i shqiptarëve, Asllani pritet titullar përballë Empolit të Ismajlit

Çalhanoglu rrezikon derbin, Asllani pritet titullar me Milanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke...

Lexo më shumë
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com