Një Incident u shënua në Kuvend. Ndërsa ministri Balla po fliste afër foltores është afruar Bledion Nallbati.
Garda u afrua ndërsa deputeti demokrat vuri një logo me mbishkrimin ‘çunat e bostonit’ tek vendi i kryeministrit.
Debatet vazhdojne në Kuvend në lidhje me votën e diasporës. PD e PS akuzojnë njëra tjetrën se po përpiqen të sabotojnë këtë proces. PD duket se kushtëzon votën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me votimin e amendamentit të tyre që u njeh votimin me pasaportë apo dokumente biometrike të vendit ku jetojnë nëse nuk kanë një dokument shqiptar.
Discussion about this post