GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës në Korçë, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës në Korçë, 67-vjeçari: Nuk jam çmendur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kujtim Mero, 67-vjeçari i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repartit të dializës në Korçë ka hedhur poshtë këtë akuzë duke e cilësuar nga ana e stafit mjekësor.

“Këto janë shpifje, se unë nuk kam arritur në atë fazë, siç mendojnë ata dhe siç më bëjnë mua të çmendur. Se po të jetë për të çmendur, mund të jenë ata dhe unë jo, se unë e kam aq logjikë, se po shkoj 70 vjeç dhe nuk gaboj në ato gjëra. Unë nëse kam ndonjë inat personal mund ta bëjë me vetë personin”, tha Mero për A2 CNN.

Megjithatë, ai shprehu pakënaqësi ndaj spitalit, pasi sipas tij, nuk ka marrë shërbimin e nevojshëm.

“Brenda janarit kam 3 seanca minus, që nuk e kam marrë. Dje u sajua ky muhabet, ishte e përgatitur, ishte kurth, që unë të debatoja. Ndërsa unë ndihesha shumë i qetë. Ata e kishin përgatitur”, tha ai.

Mero shtoi se të enjten ka shkuar për të bërë seancën e dializës, ka kërkuar t’i ndërrohet makineria pasi nuk punonte mirë dhe për këtë ka pasur debat. Sipas tij, as policia nuk i gjeti lëndë djegëse kur shkoi në spital.

“Kërkova të më ndërrohej makina se ishte me defekt dhe ata nuk ma ndërruan… Nuk kisha gjë, çfarë do më gjenin? Edhe Policia kur erdhi aty nuk më gjeti gjë. Këto janë sajesa, shpifje”.

Shërbimi i dializës është një procedurë mjekësore që ndihmon në pastrimin e gjakut kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Kjo ndodh kur veshkat nuk janë në gjendje të eliminojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga trupi. Ekzistojnë dy lloje kryesore të dializës: hemodializa, ku gjaku pastrohet përmes një aparature të veçantë, dhe dializa peritoneale, e cila përdor membranën e barkut për të filtruar mbetjet.

Dializa është jetike për pacientët me dështim të rëndë të veshkave, duke ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe presionit të gjakut. Procedura zakonisht kryhet disa herë në javë, në spitale ose qendra të specializuara. Pavarësisht se është një trajtim i rëndësishëm, nuk e shëron sëmundjen e veshkave, por ndihmon në zëvendësimin e funksionit të tyre të dëmtuar.

Etiketa: dializeKorçëZjarr

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Para
Inceneratori “fantazëm” dhe mali me mbetje në Landfillin e Sharrës

Inceneratori “fantazëm” dhe mali me mbetje në Landfillin e Sharrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com