GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në

15:58 - 02/02/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbarë Gjermaninë po mbahen protesta të mëdha kundër bashkëpunimit të çfarëdolloj forme me partinë e esktremit të djathtë AfD. Në fokusin e protestave ishte edhe unionin konservator i kristiandemokratëve.

Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar kundër bashkëpunimit me AfD. Sipas të dhënave të policisë në përgjithësi protestat ishin paqësore. Unioni kristiandemokrat ishte në fokus të protestave, sepsetë mërkurën (29.01.2025) me mbështetjen e AfD u miratua në Bundestag (parlament) mocioni i kristiandemokratëve për ashpërsimin e ligjit të migracionit. Ndërsa të premten (31.01.2025) dështoi kalimi i projektligjit për migracionin.

Protestat në përgjithësi paqësore

Në Hamburg sërish protestuan dhjetëra mijë vetë. Sipas të dhënave të policisë numri i pjesëmarrësve ishte 65.000, njoftoi televizioni publik NDR. Një zëdhënëse e organizatorëve të protestës tha, se ishin 80.000 pjesëmarrës. Protesta kaloi në mënyrë paqësore, njofton policia.

Rreth 10.000 protestues në Bremen, sikurse njofton NDR, demonstruan kundër së djathtës. Edhe në Lyneburg, Braunshveig, Hanover mijëra vetë dolën në protesta.

Në Köln (landi Renania Veriore-Vestfalia) protestuan rreth 16.000 vetë, sipas medias publike WDR, e cila u referohet të dhënave të policisë. Organizatorët bënë fjalë për 45.000 demonstrues. Protestuesit mbanin pankarta me sloganet: “Jo Merz nga marsi” ose “Fritz dëgjo mamin!”. Ish-kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, që gjatë kohës së qeverisjes quhej me ironi edhe “mami”, u shpreh hapur kundër votimit të përbashkët të CDU-së me AfD-në. Edhe në qytete të tjera si në Esen, Aachen pati protesta të shtunën (01.02.2025) .

Edhe në Shtutgart në landin Baden-Vyrtenberg dhjetra mijë vetë iu bashkuan protestës kundër zhvendosjes djathtas.

Kundër votimit të përbashkët të CDU-së dhe AfD-së lidhur me politikën e migracionit u protestua edhe në disa qytete në Bavari.

Edhe në landet lindore të Gjermanisë në qytetet Leipcig e në Drezden kanë protestuar disa mijëra deri në 10.000 vetë, sipas mediave që u referohen të dhënave të policisë. Një ndër bashkëorganizatoret e protestës në Leipcig, Bente Stork, në adresë të CDU-së dhe kryetarit të partisë Friedrich Merz tha, se: “Kush bashkëpunon me fashitët, duhet të marrë parasysh rezistencën tonë.”/DW

    

Lajme të lidhura

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
Para
Sylvinho bën “rrokadën” e parë për sfidën ndaj Ishujve Faroe

“Dhimbje koke” për Sylvinho-n, Hysaj 40 ditë jashtë fushave, dëmtohet dhe Mitaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com