GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia mposht Bylisin në sfidën e parë, Laçi-Partizani ndahen në paqe

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia mposht Bylisin në sfidën e parë, Laçi-Partizani ndahen në paqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ishte ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-ën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë në “Adush Muçaj”.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa. Në të 68-ën Ruçi rihapi sfidën dhe provuan të barazonin shifrat, por ballshiotët nuk arritën të përfitojnë nga mundësitë e dhëna. Kështu skuadra e Tetovës do të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale që luhet më 26 shkurt.

Laçi-Partizani

Në sfidën tjetër, Laçi dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim 0-0. Dueli i parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë nuk prodhoi gola në Laç.

Vendasit luajtën me 1 lojtar më pak për më shumë se 70 minuta. Kjo pasi ndërhyrja e Prodanit ndaj Bytyçit u gjykua për karton të kuq.

Dhe pse me 10 lojtarë, Laçi pati rastet e tij për të shënuar. Në anën tjetër Keko dhe Bintsuka provuan për “demat” në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nuk pa asnjë goditje në portën kundërshtare nga Partizani, që dhe pse me 1 lojtar më tepër qëndroi në hije. Laçi u mbrojt mirë dhe po ashtu humbi mundësinë për të shënuar me Melon, ndërsa Alban Hoxha u tregua i vëmendshëm.

Etiketa: egnatiaKupaPartizani

Lajme të lidhura

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Para
Nga më të mirët në historinë e futbollit, Ronaldo feston sot 40-vjetorin e lindjes

Nga më të mirët në historinë e futbollit, Ronaldo feston sot 40-vjetorin e lindjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion
Aktualitet

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën në Tiranë një projektligj prej 106 nenesh që rishikon rreth një të pestën e Kodit...

Lexo më shumë
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com