GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

SHRF Durrës mblidhet për Asamblenë e Zakonshme, Duka: Ju vlerësoj dhe inkurajoj të kontribuoni në zhvillimin e futbollit

14:26 - 07/02/25
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
SHRF Durrës mblidhet për Asamblenë e Zakonshme, Duka: Ju vlerësoj dhe inkurajoj të kontribuoni në zhvillimin e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, ku u mblodh anëtarësia për të diskutuar çështjet kryesore të veprimtarisë së saj. Në këtë takim morën pjesë 25 anëtarë, të përfaqësuar nga 35 delegatë. Gjatë punimeve u shqyrtua raporti i aktivitetit të Shoqatës, u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2025, si dhe u përcaktuan delegatët që do të përfaqësojnë SHRFD në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF: Mikel Furxhi, Juljan Godime dhe Enid Furxhi.

Në këtë Asamble ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili vlerësoi aktivitetet e Shoqatës Rajonale Durrës në vitin 2024 dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shoqatës, Federatës dhe Bashkisë Durrës për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e numrit të fëmijëve në futboll. Presidenti Duka inkurajoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate të punojnë më shumë për zhvillimin e futbollit shqiptar në vitet e ardhshme, duke theksuar se aktivitetet ndërkombëtare janë një shtysë e madhe për promovimin e lojës dhe përfshirjen e më shumë fëmijëve në futboll.

“Aktivitetet e zhvilluara në vitin 2024 në këtë Shoqatë Rajonale janë vërtetë të kënaqshme. Janë regjistruar 2300 futbollistë nga Shoqata Rajonale Durrës, në një kohë kur vërtetë është e vështirë për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse ka një lloj eksodi, ndërsa e dyta sepse infrastruktura nuk është në nivelin e kënaqshëm apo atë që dëshironi ju.

Dhe pikërisht për këtë unë ju ftoj edhe drejtimin e Shoqatës, pa dyshim edhe me kontributin e Federatës dhe tuajin që të bëni më shumë në bashkëpunim me drejtimin vendor në Durrës, të paktën për t’ju vënë në dispozicion ambientet. Dhe financimin e ambienteve ta bëjmë bashkarisht, Federata e Futbollit, Shoqata dhe Bashkia Durrës. Futbolli shqiptar ka njohur vërtetë zhvillime vitet e fundit. Por këto zhvillime janë thjesht meritë e futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve të klubeve në të gjithë Shqipërinë. Një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim ka edhe Shoqata Rajonale Durrës.

 

“Do të doja të falënderoja kryetarin e Shoqatës, Mikel Furxhi, për kontributin e përjetshëm në futbollin shqiptar. Si futbollist, trajner dhe si drejtues i kësaj shoqate prej shumë vitesh. Faleminderit dhe të tjerëve dhe i inkurajoj që të punojnë më shumë për vitin e ardhshëm. Ju ftoj që të vazhdoni dhe të kontribuoni në futbollin shqiptar.

Të punojmë të gjithë bashkë për të pasur më shumë fëmijë në futboll. Ky është objektivi ynë kryesor. Nëse ne do të shohim numrat në të gjithë rajonin e Durrësit, pothuajse 120 futbollistë janë profesionistë. Ndërsa të tjerët janë futbollistë të Akademive dhe shoqatave, të kampionateve rajonale. Ju jeni një forcë e madhe për zhvillimin e futbollit. Ky do të jetë fokusi ynë, por na duhet bashkëpunim.

Kam shumë besim te ju, te Shoqata. Me mbështetjen e pakursyer të Federatës, ne do të kemi një të ardhme më të mirë. Më shumë rezultate dhe më shumë aktivitete rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktivitetet ndërkombëtare të zhvilluara sot në Shqipëri janë vërtetë një shtysë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit.

Ne promovojmë lojën tonë dhe i japim arsye më shumë fëmijëve që të na bashkohen. I uroj punime të mbara Asamblesë. Ju riftoj që të vazhdoni dhe të kontribuoni për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit dhe Shqipërisë me të njëjtin përkushtim siç keni bërë deri më sot. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë. Bashkë do ta çojmë përpara futbollin në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

Edhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës në fjalën e tij nënvizoi arritjet e kësaj shoqate në vitin 2024, duke përmendur realizimin e objektivave, regjistrimin e 2300 futbollistëve dhe 172 ekipeve, si dhe organizimin e 1492 ndeshjeve për të gjitha grupmoshat. Ai gjithashtu foli për iniciativat si kursi UEFA C për trajnerët, zhvillimin e futbollit të vajzave dhe përkushtimin për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, duke e shikuar bashkëpunimin me institucionet lokale dhe Federatën si thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit në Durrës.

Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës do i shtohen edhe dy anëtarë të rinj me të drejta të plota që janë: Shoqata Sportive “Troplini Academy” dhe Shoqata Sportive “Durrah City”, Të gjithë anëtarët e SHRFD votuan pro pranimit të këtyre shoqatave.

Shoqata propozoi ndryshimin e logos së saj. Të gjithë anëtarët votuan pro një versioni të ri më modern dhe të thjeshtë, që ruan elementet historike dhe thekson lidhjen me të kaluarën.

 

Etiketa: dukaku u mblodh anëtarësia për të diskutuar çështjet kryesore të veprimtarisë së saShoqata Rajonale e Futbollit Durrës zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme të ZakonshmeSHRF

Lajme të lidhura

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot

08:33 - 19/12/25
Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Show Biz

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
Para
Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

'Jemi shumë vonë për primaret', Berisha i përgjigjet Bardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com