GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre të arrestuar dhe dy në kërkim për sherrin ku u qëllua me kallashnikov në Durrës (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas sherrit të dhunshëm të ditës së djeshme në lagjen 18, policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për këtë ngjarje, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndryshe nga dita e djeshme ku zyrtarë të policisë thanë se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri, në njoftimin e sotëm thuhet se një prej personave ka qëlluar me kallashnikov në ajër.

Kështu, në pranga shtetasit Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore,  ndërsa në kërkim shtetasit: Hamdi Llana dhe Klajdi Senko.

Njoftimi i policisë Durrës

U konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër, ndërhyrja e  menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Vihen në pranga 3 shtetas për  veprat penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe Moskallëzimi i krimit’.

Shpallen në kërkim 2 shtetas  të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri  dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim  se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri – tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit H. Ll., dhe K. S.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’.

S. Sh., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës’ dhe Moskallëzimi i krimit’.

J. Z., 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit H. Ll., dhe K. S, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G.Z, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArrestimDurrëskallashnikov

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Presidentja Osmani pret në radhë për të votuar: Shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës

Presidentja Osmani pret në radhë për të votuar: Shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com