GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Çdo kandidat për deputet, të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë

17:52 - 11/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Çdo kandidat për deputet, të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së zhvilluar me Kryesinë ditën e sotme, theksoi angazhimin e PD-së për të përfshirë diasporën në zgjedhje. Lideri demokrat përgëzoi rolin e diasporës në sigurimin e të drejtës për të votuar, duke përmendur ndërhyrjet ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Berisha kritikoi ashpër emërimin e Taulant Ballës si koordinator fushate dhe sugjeron që çdo kandidat si deputet në PD të regjistrojë 300 emigrantë për të kontribuar në fushatën zgjedhore.

Berisha iu tha kandidatëve të përdorin metoda të ndryshme për regjistrimin e emigrantëve, duke përfshirë blloqet dhe lagjet, dhe të sigurojnë regjistrimin e 300 emigrantëve për të garantuar fitore

Kryetari i PD iu drejtua kryeminsitrit Rama dhe qeverinsë, duke e cilësuar gjestin e tij të sotëm të përplasjes së grushtit mbi tavolinë pas arrestimit të Veliajt ditën e djeshme, si një simbol të frikës dhe dështimit përballë disfatës.

Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për lidhje me Xhorxh Sorosin dhe doktrinën e tij, duke i cilësuar ata si “armikun e brendshëm” të Shqipërisë, duke përdorur referenca nga fjalimi i Donald Trump mbi kërcënimin e brendshëm për SHBA. Ai thekson se Soros dhe ekstremistët e majtë kanë ndikuar në Shqipëri, duke krijuar një luftë kundër familjes dhe identitetit gjinor, duke manipuluar drejtësinë dhe duke përhapur korrupsion. Sipas tij, kjo është një formë e “shkallmimit” të shoqërisë dhe e shkatërrimit të opozitës, me përkrahjen e drejtësisë politike të Edi Ramës.

Kryedmokrati ka risjellë në vëmendje edhe njëherë vizitën e Chris LaCivita, bashkëarkitektit të fushatës së Donald Trump, i cili solli mesazhe të qarta për Shqipërinë. Berisha u shpreh se LaCivita e cilësoi kryeministrin aktual, Edi Ramën, si “kukull të Sorosit”. Gjithashtu, Berisha kritikoi vizitën e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar ndryshimin e qasjes mes vizitës së vitit 1991, kur SHBA mbështeste opozitën, dhe vizitës së Blinken, që ai e sheh si mbështetje për Sorosin. Berisha premton se do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit dhe për të rikthyer zhvillimin dhe sundimin e ligjit në vend.

Kryetari i PD ka zbardhur një bisedë me një delegacion parlamentarësh gjermanë, ku theksoi vështirësitë që ka Shqipëria dhe ndikimin e politikës vendore në sistemin e drejtësisë. Ai foli për kontrollin që Rama ka mbi SPAK-un dhe prokurorinë, duke përmendur se ligji nuk lejon përgjumjen e gjykatësve, por që ata janë të kontrolluar nga Rama. Gjatë takimit, një parlamentar gjerman i shprehu shqetësimin se kjo situatë ishte “e tmerrshme”, duke e cilësuar realitetin e përshkruar nga Berisha si të pabesueshëm. Berisha gjithashtu përmendi se ndihmat që SHBA i ka ndërprerë këtij grupi, tani nuk ka asnjë kontroll mbi to, pasi sipas tij, Rama është ai që kontrollon gjithçka.

Kryedemokrati theksoi gjatë mbledhjes së Kryesisë se fushata e PD do të përqendrohet në rritjen e rrogave, pensioneve dhe shërbimeve për qytetarët. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe luks personal, duke krahasuar atë me regjime autoritare. Berisha premtoi se opozita do të fitojë betejën, duke e konsideruar korrupsionin ndërkombëtar si një mjet për shtypjen e opozitës.

Kryetari i PD tha se programi i Partisë Demokratike do të fokusohet në rikthimin e parave të vjedhura nga qeveria dhe përdorimin e tyre për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, përmes rrogave, pensioneve, shërbimeve dhe infrastrukturës. Berisha premtoi një rritje të rrogës minimale në 500 euro dhe të rrogës mesatare në 1200 euro, si dhe një ulje të taksave dhe çmimeve të energjisë. Berisha akuzoi qeverinë aktuale për korrupsion dhe shpenzime luksi, duke kërkuar një auditim të veçantë për të konfiskuar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

Rama sërish në Bashkinë e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com