GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

OKB rrëzon kërkesën e Kosovës, shpallja ‘non-grata’ e pjesëtarit të UNMIK-ut e pamundur

22:04 - 02/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
OKB rrëzon kërkesën e Kosovës, shpallja ‘non-grata’ e pjesëtarit të UNMIK-ut e pamundur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric tha se shpallja e personit të padëshiruar nga ana e Kosovës nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut.

Ai i bëri këto komente përmes një komunikate të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, pak ditë pasi që institucionet e Kosovës bënë të ditur se kanë shpallur person të padëshiruar një zyrtarë rus që punon në Misionin e Kombeve të Bashskua në Kosovë, për shkak të siç u tha veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi Dujarric tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara është vënë në dijeni për deklaratën e autoriteteve të Kosovës dhe se sipas tij nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar për misionin e UNMIK-ut nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë njoftim.

“Doktrina e “persona non grata” nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, tha zoti Dujarric duke nënvizuar se çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i drejtohet udhëheqjes së misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë çështjen në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetet e UNMIK-ut dhe personelit të tij.

Ai tha se “misioni i UNMIK-u dhe selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara po marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e pjesëtarit të personelit në fjalë dhe po ndjekin autoritetet përkatëse për këtë çështje”.

Shefi i stafit të ministres së Jashtme, Sharr Jakupi tha se misioni i UNMIK-ut është njoftuar nga ministria me datën 31 dhjetor të vitit 2021, për shpalljen e zyrtarit të tyre si person i padëshiruar.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi se me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti ka shpallur person të padëshiruar zyrtarin rus që punon në Misionin e Kombeve të Bashskua në Kosovë, e njohur si UNMIK.

Ministria ka kërkuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë të zbatojnë vendimin.

Ministrja Gërvalla tha se “institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo ishte hera e dytë që gjatë vitit 2021 institucionet e Kosovës i shpallin zyrtarët rus si persona të padëshiruar.

Më 22 tetor të vitit 2021, autoritetet patën shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë, për shkak të asaj që është cilësuar, veprimtari e dëmshme nga ana e tyre, e që ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rusia ka të hapur një Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë që nga viti 2005./VOA

Etiketa: Kosovenon grataokbUNMIK

Lajme të lidhura

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
U vra në sy të vajzës së mitur, zbardhet e shkuara kriminale e 41-vjeçarit

U vra në sy të vajzës së mitur, zbardhet e shkuara kriminale e 41-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com