GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Si mund të mbrohet një njeri që ka vjedhur 130 milionë euro për një djegës që nuk ekziston?

13:24 - 13/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha: Si mund të mbrohet një njeri që ka vjedhur 130 milionë euro për një djegës që nuk ekziston?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, akuzoi me tone të ashpra qeverinë aktuale dhe politikanët e lidhur me Erion Veliajn për vjedhje dhe abuzim me fondet publike. Berisha theksoi se ka pasur një shpërdorim të madh të parave të taksapaguesve, duke përmendur shpërdorimin e 130 milionë eurove për një projekt që nuk ka ekzistuar. Berisha iu drejtua me tone të ashpra kryetares së Kuvendit, Spiropali, duke thënë se, të dalësh dhe të mbrosh njeriun, i cili vetëm me fustane grash dhe të brendshme të tyre, ka vjedhur dhe shpërdoruar 960 mijë euro dhe qindra mijëra të tjera që nuk ia ka përfshirë fare prokurori, ia ka amnistuar, do të thotë se ndërgjegjja njerëzore është fshirë.

Kreu i PD akuzoi gjithashtu për mashtrim në projekte të tjera, përfshirë keqpërdorimin e fondeve të tërmetit dhe përfitime personale nga pasuritë publike. Berisha tha se ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme për çanta dhe veshje, ndërkohë që qytetarët e Tiranës dhe pensionistët janë lënë në vështirësi.

Lideri demokrat bëri apel për hetime të hollësishme dhe paralajmëron se këto çështje nuk do të mbyllen deri në fund të procesit të drejtësisë, përfshirë mundësinë e ndjekjes penale në nivele ndërkombëtare.

Berisha shtoi se ky sistem nuk do të vazhdojë përjetësisht dhe i ftoi qytetarët të mbështesin PD si një mënyrë për të ndalur këtë korrupsion dhe abuzim.

FJALA E PLOTË

Edhe ti, zonja Pëllumbesha, je një laliste e çmendur prandaj dhe e lë atë të bëjë apologjinë e një prej hajdutëve më të mëdhenj të kohërave.

Të dalësh këtu, të mbrosh njeriun, i cili vetëm fustane grash dhe të brendshme të tyre, ka vjedhur dhe shpërdoruar 960 mijë euro dhe qindra mijëra të tjera që i kam aty, që nuk ia ka përfshirë fare prokurori, ia ka amnistuar, kur e di që pensionistët marrin një pension që nuk u mjafton për një javë ilaçe, do të thotë se ndërgjegjja njerëzore është fshirë… është zëvendësuar me llojin e një specie tjetër, specie hajdutësh.

Se kush në këtë tokë nuk mund të flasë për një njeri që ka vënë firmat mbi një objekt për të cilin qytetarët e Tiranës kanë paguar 130 milionë euro dhe nuk ekziston.

Cila është ndërgjegjja këtu?

Sepse i ka vjedhur kreu i juaj me Erion Veliajn.

I ka vjedhur. Ku janë 130 milionë euro të zhdukura?

A nuk ishte ai i zotuar me firmë që do të mbikëqyrte çdo muaj punimet?

Ku janë?

Ku janë 1 milion pemë të mbjellura? Absolutisht më shumë gënjeshtra se sa qime në mjekrën tënde, pastor. Ti habit kombin me atë që bën.

Po ç’lidhje ke ti me Biblën kur del e flet këtu si i pafe?

Si mund të mbrohet Erion Veliaj, më thoni ju mua këtu? Si mund të mbrohet?

Si mund të mbrohet kur janë shpenzuar vetëm në garderobë njëlloj sa Lejla Asadi sipas agjencive ndërkombëtare?

A jeni ju përfaqësues të qytetarëve apo kryehajnave të Tiranës dhe botës?

Si mund t’i lejosh të flasin këtu në këtë mënyrë për një njeri, i cili vuri modelin e vjedhjes 100 përqind të 5D?

Po këta të 5B ku janë? Ulsiu është një, ku janë të tjerët?

Dy kanë ardhur këtu, të tjerët ia kanë mbathur se keni frikë.

A e dini ju sa pallate ka prishur Erion Veliaj me Maznikun e tij për të marrë 100 përqind paratë e vjedhura të tërmetit dhe për të dyfishuar katet për të vjedhur me to?

Po si flet në këtë mënyrë? As avokati i tij nuk flet siç flet ti…

Sepse ti duket se noton në përfitimet e tij.

Duhet një hetim i hollësishëm. Nuk mjafton e shkuara jote si pastor si certifikatë pastërtie. Me fjalën që mbajte këtu, ke nevojë për një kontroll me lupë të çdo pasurie dhe çdo gjëje.

A mundet të dalë njeriu të bëjë avokatinë e atij, i cili krijoi modelin e vjedhjeve të prokurimeve 100 përqind me firmat e tij?

A mundet?

A e more vesh që u gjetën 95 mijë euro në prerje 500-she?

Damian, se ti e di se janë prerjet e trafikantëve. Ulsiu e di më mirë se atë 500 mijëshen ashtu ta kishin dërguar ty ata. E kishin në prerje 500 mijëshe, ca edhe të mykura. Çantën Louis Vuitton e more më vonë.

Pastaj flasin në këtë mënyrë këta.

Po si mund të flasësh në këtë mënyrë ti për një njeri, i cili vetëm me dherat dhe inertet përvetëson 70 milionë euro?

A ka Zot mbi tokë që i pranon këto?

Të zhduket objekti 130 milionë euro i një populli të varfër dhe ti del e reciton këtu për pyllin e parkut të Tiranës që e shpall 1 milion drurë dhe nuk janë as 10 mijë?

A mund të përdoren këto forma për të mashtruar qytetarët në këtë mënyrë?

A nuk është krim?

Ku shkoi ky Igli që firmosi me Blinken protokollin e censurës. Ai ishte protokolli i censurës Damian. Tek Blinken do të shkojë edhe ky.

Prandaj ia hoqi Rama fotografitë. Fotografitë t’ia heqë Rama, por ai do përfundojë para drejtësisë amerikane. Ky do përfundojë para drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Po, po Damian.

Bashkë me atë, ministrin e jashtëm. Erdhi në vizitë dhe na firmosi të ngremë komisionin Braçe, komisionin e censurës.

A e morët vesh sot, Jorgo Goro dënohet 3 vite burg?

Olta, ku je? A e di se u dënua për tokën tënde ai?

Pra, Olta mbrohet këtu, Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin.

Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u morën me skenën, kontraktuan një kompani, më thanë se është më e mira.

Kur më vonë del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit.

Pyes unë, ai ortak ishte, më thanë. Si e morëm atë? Ishte e vetmja kompani që mund ta bënte në cilësinë e duhur, më thanë.

Tani Skrapi nis hetimin pas urdhrit të Eskobarit të Ramës, të Blinkenit dhe Juri Kimit e me radhë.

Nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë që kishte bërë skenën tonë ishte bashkëshorti. Nuk guxoi ta thërriste njëherë. Thirri ortakun tjetër.

Absolutisht po. Ortaku tnjetër u thirr, u mor në proces, por problemi ishte se ai kishte zbatuar ligjin.

Por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Por mjafton se ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk guxuan ta thirrin.

Kjo nuk përfundon kurrë.

Kjo përfundon më 14 maj kur të shkoni atje ku e keni vendin të gjithë.

Etiketa: Erio VeliajPDSali Berisha

Lajme të lidhura

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
Para
I përfshirë në planin për vrasjen e Bamit, lihet në burg i afërmi i deputetit të PS

I përfshirë në planin për vrasjen e Bamit, lihet në burg i afërmi i deputetit të PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

16:01 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një qen pitbull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh,...

Lexo më shumë
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com