GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në 3 mandate deri tani vetëm 2 ministra janë dënuar”/ Rama: Populli nuk mendon se unë duhet të jap dorëheqjen

11:25 - 17/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 3 mandate deri tani vetëm 2 ministra janë dënuar”/ Rama: Populli nuk mendon se unë duhet të jap dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një lidhje live në rrjetet sociale me ndjekësit e tij, kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën aktuale politike si dhe deklaratat e opozitës. Ai ka tejkaluar komentet për arrestimet e  shumta nga radhët e PS, duke thënë se po PS ka udhëhequr pavarësinë e drejtësisë. Ndërsa shton se është i sigurt që populli nuk kërkon dorëheqjen e tij.

“E para populli besimin e tregon me votë dhe ma ka dhënë besimin 9 herë, dhe do ma japë dhe për të 10 herë.

Sepse ky popull nuk mendon se duhet të jap dorëheqje që i hapa rrugën goditjeve ne nivele të larta që nuk kishte ndodhur kurrë, deri kur me PS udhëhoqëm reformën në drejtësi.

Dolën të gjithë hajdutë thua ti, por jo nuk janë kështu. Në tre mandate kam pasur 60 ministra dhe deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, një tjetër është në paraburgim, por jo i dënuar, dhe një tjetër ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Nga njëra anë këto janë është pasqyrë e vullnetit të hekur politik të mos cënojë drejtësinë të bëjë punën e vet, nga ana tjetër hajdut quhet dikush që dënohet me prova dhje jo dikush që linçohet pa prova. E njëjta logjikë vlen dhe për nja 250 kryetar bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve, disa të dënuar, por të thuash të dolën të gjithë hajdutë është thjeshtë t’i bashkohesh korit të blegërimava  të kopesë politiko-mediatike.

Tani të vijmë te përgjegjësia, edhe në një familje le pastaj në një organizatë, parti, në një shtet të tërë, përgjegjësia ligjore është individuale, ndërsa përgjegjësi morale mbajnë për sesi reagojnë. Para se të bëhej reforma në drejtësi, ishte marrja në mbrojtje dhe pengim të hetimeve dhe linçim të njerëzve të drejtësisë. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën në drejtësi janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj do ta shkrijnë fare SPAK  po u dhatë votën. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare.

Ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi për rastin e tij konkret, por ka ardhur koha që të ngremë zërin për standardin demokratike të proceseve. Pavarësia e drejtësisë u arrit, për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030, është drejtësia ku pavarësia nuk mund të kthehet në shkelm ndaj standardit demokratike.

Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese dhe ligjore për këdo që hetohet, por kurrsesi të poshtërohet në Pazar, të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë ne kanalet e llumit mediat me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë”, tha Rama.

 

Etiketa: a rrestimedeklaratedoreheqjekryeministerministraPSRama

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Tensione në seancë, Spiropali nuk i lejon Bardhit replikën me Klosin, blllokohet foltorja

Tensione në seancë, Spiropali nuk i lejon Bardhit replikën me Klosin, blllokohet foltorja

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com