GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat/ Rama del nga binarët, e paguajnë kryebashkiaku i Fierit dhe i Vlorës

17:15 - 17/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat/ Rama del nga binarët, e paguajnë kryebashkiaku i Fierit dhe i Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhvillimet e fundit globale, largimi i ëngjëjve mbrojtës nga pushteti në SHBA si dhe arrestimi i fundit i Erion Veliajt duket se e kanë nxjerrë Ramën nga binarët. Ata që janë në qeveri dhe në PS, rrëfejnë nën zë për një njeri që të gjithë tensionin e vet e shkarkon mbi vartësit, po njësoj siç e shkarkoi mbi tryezën e tij të punës gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook.

“Ai ka vetëm një makth që gjithë sa po i ndodh ta shpaguajë përmes një rezultati të thellë të PS në zgjedhje, për të qenë super i sigurtë që do ta ruajë më çdo çmim pushtetin”, tha një burim për Lapsi.al. Ai tregoi se kur drejtuesit e qarqeve kanë mbledhje në zonat e tyre me drejtorët dhe prijësit lokalë të rilindjes Rama ka filluar të gjejë kohën t’u flasi vetë atyre, t’u japë porosi dhe t’i mobilizojë. “Ajo që e tha në mbledhje të grupit, ta bëjmë tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart” është refreni i këtyre bisedave” vijoi burimi.

Skena të ngjashme janë përsëritur edhe mëngjesin e kësajt të hëne kur kryeministri kishte thirrur një mbledhje me kryebashkiakët dhe krerët e qarqeve. “Mos më rrini në Shqipëri, mbyllni për dy javë bashkitë dhe shkoni jashtë rekrutoni emigrantë për vota” i ka porositur Rama kryebashkiakët. Në tehun e mërisë së tij kanë rënë veçanërisht dy prej drejtuesve të bashkive të mëdha, ai i Fierit dhe ai i Vlorës. “Boll u vërdallise nëpër Lungomare, shko në Itali bëj vota” i është drejtuar Rama, Ermal Dredhës së Vlorës, të cilit i ka dalë nami në PS se është djalë i mirë, por pak si shumë përtac. Më i ashpër udhëheqësi ka qenë me Armando Subashin: “Ma trego me numër votash, se nuk je i vdekur dhe i pakallur” i është drejtuar atij.

Në shërbim të makthit të Ramës se mos në 11 Maj i ndodh ndonjë e papritur duket se është urdhëruar të vihet e gjithë arkitektura e shtetit. Edhe porosia për parlamentin është që të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që t’i lërë kohë deputetëve të bëjnë vota në terren dhe në emigracion. Porosia e shokut Edi për Niko Peleshin dhe Taulant Ballën ka qenë: “Votoni ligjet sot dhe mbylleni parlamentin shpejt” sipas mendësisë së vjetër të kryeministrit se kuvendi është një arenë ku shpenzohet kohë kot me llafte dhe pa punë.

“Rama është një kafshë elektorale dhe ai transformohet gjithnjë në fushata. Ai punon me dyfishin e intensitetit të zakonshëm dhe është i gatshëm edhe të shndërrohet në gaztor, boll që të fitojë vota. Por këtë herë, përveç mobilizimit, duket sikur e ka humbur qetësinë. Më duket sikur ka diçka përtej sfidës së mandatit të katërt që do të qe një rekord absolut”, tha burimi ynë.

Ajo që i thotë njerëzve të afërt në parti, madje që e ka artikuluar shpesh edhe në publik është objektivi për të siguruar më shumë vota sesa gjysmën e ulëseve në kuvend duke synuar një shumicë të cilësuar që do e bënte atë vetë më të pavarur për të ndryshuar ligje pa nevojën e opozitës. Komente të ndryshme flasin për një kontroll më të madh ndaj SPAK-ut që mund të nisë në kuvendin e ardhshëm, pas rekomandimeve të komisionit Xhafaj. Dhe për këtë, synimi qëndron tek vota e emigrantëve numri i të cilëve ka shkuar deri në 135 mijë (rreth 33 mijë të skualifikuar për dokumentacion të paplotë). Duke u përpjekur të shfrytëzojë këtë hapsirë të re që është hapur Rama po përpiqet jo vetëm për fitoren e një mandati tjetër në 11 maj po edhe për forcimin e pushtetit të tij personal, pas këtyre zgjedhjeve. Ndoshta është koha që i duhet më tepër se kurrë dhe kjo ia ka ndryshuar edhe qasjen ndaj vartësve.

/Lapsi.al/

Etiketa: Armando SubashiEdi Ramaermal dredhaPPS

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
LaCivita poston foton e Ramës me Sorosin: Kukulla dhe padroni

LaCivita poston foton e Ramës me Sorosin: Kukulla dhe padroni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com