GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dalin mesazhet e Ajolës për vilën në Qeret: Erioni ka harruar çelësat

09:19 - 18/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lalin e zhveshi Ajola, SPAK-un e zhveshi Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon t’i faturojë vjehrrit të tij të ndjerë Arben Xoxa vilën në Qeret.

CNA ka publikuar fakt që vërteton që vila në Qeret i përket çiftit Veliaj-Xoxa, sipas të dhënave të gjykatës.Kjo tregohet përmes disa komunikimeve të zbardhura nga SPAK mes Ajola Xoxës dhe Driant Zenelit.

Ky konkluzion arrihet nisur edhe nga komunikimet e shtetasit Driant Zeneli me Ajola Xoxa, nga ku evidentohet qartë frekuenca e shpeshtë e kësaj të fundit, por edhe bashkëshortit të saj në këtë pronë.

Konkretisht, më datë 01.08.2021 ora 7:52 pm, shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës:

Driant Zeneli-A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot.

Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë.

Ndërkohë dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer një foto nga ku rezulton se Ajola Xoxa i referohet banesës së saj duke thënë “ajo aty në fund është shtëpia jonë”.

Sipas SPAK nga fotoja, në pjesën ballore të saj në fund, duket qartë që bëhet fjalë për vilën objekt hetimi e cila ndodhet në Qeret dhe që Erion Veliaj pretendon se nuk është e tyre por e vjerrit të tij.

Më tej,  rezulton një fakt me mjaft interes për hetimin dhe për provueshmërinë e pronësisë faktike të vilës nga bashkëshortët Veliaj- Xoxa.

Konkretisht, më datë 22.06.2024, ora 12:51 pm, Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxes: -Të hënën herët në mëngjes nisemi.

Ajola Xoxa përgjigjet: E lëmë kur të vish më mirë takohemi. Se më duhet të mbyll disa punë tani dhe ndërkohë Eri ka shkuar në Qerret dhe s’ka marre celesin.

FAKTI tjetër/ Dalin mesazhet e Ajolës për vilën në

Pra, nga përmbajtja e këtij komunikimi çelësat e vilës 4 disponohen nga çifti Veliaj – Xoxa.

Deklarimet e shtetases Ajola Xoxa në lidhje me vilën e ndodhur në Qeret, Kavajë, sipas organit procedues bien në kundërshtim të plotë me rrethanat e faktit si edhe deklarimet e shtetasve të tjerë, të cilët kanë dijeni për këtë vilë.

Ajola Xoxa bën deklarime të pambështetura në provat e tjera kur shprehet se me shpenzimet e mirëmbajtjes së vilës merret vetëm nëna e saj, kur në fakt, nga kontrolli i ushtruar më vendim të Gjykatës së Posaçme, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, blloqe me shënime që dyshohet të jenë të shtetases Ajola Xoxa, në lidhje me elementë të veçantë të vilës.

Gjithashtu, në këtë banesë janë gjetur shënime që dyshohet të jenë të shtetases Valbona Xoxa, e cila shkruan se sipas porosisë së Ajolës ka bërë një sërë pagesash që lidhen me mirëmbajtjen e viles.

Po ashtu, në vilë janë gjetur tabela pagesash si psh ato që lidhen me mirëmbajtjen e pishinës, në krye të të cilave është vendosur emri “Ajola”.

Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderob?n e këtij të fundit se bashku me lojrat.

Në vilë, gjithashtu, janë gjetur veshje të cilat duket se më shumë se me shtetasen Valbona Xoxa, kanë lidhje me vajzën e kësaj te fundit. Këtu duhet theksuar edhe sa ka rezultuar nga deklarimet e administratorit të kompleksit, i cili ka shpjeguar se ka parë vazhdimisht të frekuentojë vilën, shtetasen Ajola Xoxa.

Nga ana tjetër, këto deklarime duken të pabesueshme kur konstatohet se, edhe në këtë rast ashtu si edhe në rastet e tjera, kontrata e shkëmbimit e pretenduar nga Ajola Xoxa, mes prindërve të saj dhe AGIKONS shpk, e vitit 2017, është jo e përpiluar para noterit, edhe pse ka patur objekt shkëmbimin e pasurive.

Etiketa: arjola xoxaDokumenteErion velijavila ne qerret

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Rama ofendon komentuesit: Ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag dhe…

Rama ofendon komentuesit: Ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com