GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nën hetim për dosjen ‘Veliaj’, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nën hetim për dosjen ‘Veliaj’, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për Erion Veliajn, ku dhe ai vetë është një prej të akuzuarve.

Biznesmeni akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, teksa ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjomn Bani, Gentian Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00.

Gentjan Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, e cila ka fituar disa tenderë publikë të rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës, përfshirë rehabilitimin e Parkut Rinia, ndërtimin e Teatrit të Kombëtar dhe një PPP për ndërtimin e shkollave në kryeqytet.

Nga veprimet paraprake, SPAK ka konstatuar se lidhejt e Veliajt me biznesmenin janë të vjetra dhe se ata kishin udhëtuar së bashku me avion ‘charter’ nga aeroporti i Rinasit që në vitin 2004. Hetimet paraprake gjithashtu kanë tregur se vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, posedon një vilë në Qerret të ndërtuar nga “AGI KONS”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka deklaruar një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, gjithashtu e ndërtuar nga e njëjta kompani.

Më konkretisht, dyshohet se Erion Veliaj ka përfituar 3 vila në Qerret, ku një e posedon vëllai Arbër Veliaj, një tjetër është në emër të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, por që dyshohet se pronari “de facto” është Erion Veliaj, ndërsa një tjetër e kanë prishur për të zgjeruar hapësirën para vilave.

Në dosje përmendet dhe fakti që gjatë kohës që Erion Veliaj drejtonte ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, emëroi në postin e zëvendësministres bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula, Gentiana Sulën

Një nga rastet e korrupsionit lidhet me dhënien e përfitimeve nga kompania “Agi Kons” Shpk, përmes përfaqësuesit të saj Gentian Sula, në favor të Veliajt dhe Xoxës. Kjo kompani, gjatë kohës që dhuronte këto fonde, siguroi një kontratë të majme me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës “Qazim Turdiu” me vlerë mbi 362 milionë lekë, si dhe një leje ndërtimi për një kompleks banimi, e nënshkruar nga vetë kryebashkiaku Veliaj.

Gentian Sula ka dëshmuar edhe më herët në SPAK mbi hetimet për Erion Veliajn, teksa i është sekuestruar edhe telefoni.

 

 

 

Etiketa: SpakSulaVeliaj

Lajme të lidhura

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Para
Iu dha masë arresti nga SPAK: Ajola Xoxa shfaqet në aeroportin e Romës, niset për…

Dosja Veliaj/ Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK, çfarë pritet të dëshmojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com