GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtyhet seanca për të pandehurit mbi inceneratorin e Tiranës, zbulohet arsyeja

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtyhet seanca për të pandehurit mbi inceneratorin e Tiranës, zbulohet arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 mars, ora 13:30 seancën e radhës ndaj te pandehurve për inceneratorin e Tiranës.

Seanca e sotme, ku do të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes, u shty për shkak te mungesës së një prej avokatëve mbrojtës.

Në seancën e fundit, SPAK kërkoi dënimin me burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, që do të ishte i treti i dhënë ndaj tij, pas atyre për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Këtë herë SPAK kërkoi 4 vite burg ndaj tij, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, kryer gjatë lidhjes së kontratës koncesionare të inceneratorit të Tiranës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimit të kërkuar i ulet një e treta dhe sipas pretencës, Koka dhe gjithë të bashkëpandehurit e tij duhet të përjashtohet 5 vite nga e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

E njëjta masë dënimi për të njëjtën akuzë kërkua nga SPAK edhe ish-zyrtarët e Mjedisit dhe Bashkisë Tiranë, Bledar Karoli, Fatjon Murati, Taulant Tushe dhe Namik Simixhi.

Më e butë ishte dënimi i kërkuar për të pandehurat Valbona Ballgjini e Sidita Kopliku, nga dy vite burg, por përfundimisht konvertim të tij në 4 vjet Shërbim Prove. Dy vjet burg u kërkuan për Jetmir Llapajn.

Sipas SPAK, ish-ministri dhe ish-zyrtarët e pandehur të ministrisë së Mjedisit kanë ndihmuar shoqërinë “Integrated Energy BV” të zotëruar nga Klodian Zoto, që të pajisej me dokumentacionin e nevojshëm para dhe pas procedurës koncesionare, me qëllim që të shpallej fituese. Hetimi ka zbuluar komunikim mes tyre dhe dijeni nga shoqëria për dokumentacionin e nevojshëm para se të paraqitej propozimi i pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit.

Edhe të dhënat për studimin e fizibilitetit, thotë SPAK, janë marrë nga Ministria e Mjedisit, ndërsa zyrtarët shtetërorë kanë shkelur ligjin, duke rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore në 29 euro/ton.

Paralelisht me këtë çështje, në gjykatë do gjykohet veçmas për “korrupsion” ish-sekretari i Përgjithshëm i Mjedisit, Alqi Bllako dhe për “shpërdorim detyre” katër ish-zyrtarë, që nuk kërkuan gjykim të shkurtuar. Po ashtu, SPAK ka të hapur të hapur një fraksion të hetimit për inceneratorin e Tiranës.

Etiketa: inceneratorseance

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Konfirmohet/ Shqipërisë do t’i kushtojë 7.6 miliardë euro integrimi në BE

Konfirmohet/ Shqipërisë do t’i kushtojë 7.6 miliardë euro integrimi në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com