GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Ra Tirana, do ikë dhe Edi Rama

17:31 - 22/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Veliajt, Berisha: Ra Tirana, do ikë dhe Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Dr.Sali Berisha, në takimin me shqiptarët në Parma Itali shprehu mirënjohje të thellë për mikpritjen dhe mbështetjen që shqiptarët kanë marrë nga Italia dhe italianët, duke theksuar se lidhjet midis dy kombeve janë të thella dhe të forta.

Berisha vlerësoi rëndësinë e emigrantëve shqiptarë në Itali, duke nënvizuar arritjet e tyre në fusha të ndryshme, si inxhinieri, mjekësi, shkenca, art dhe muzikë.

Në fjalimin e tij, ai gjithashtu kujton periudhën kur shqiptarët, pas rënies së diktaturës, shpërngulën në Itali dhe, edhe pse përballeshin me paragjykime, gjetën mbështetje të fuqishme nga njerëz dhe institucione italiane.

Kryetari i PD theksoi takimet me diasporën janë të rëndësishme për përmbysjen e qeverisë aktuale dhe shpëtimin e Shqipërisë. Lideri demokrat akuzoi kryeministrin Rama për krijimin e “narkoshtetit” dhe për shtypjen e opozitës dhe mediave. Berisha u shpreh para shqiptarëve në Parma se entuziazmi i tyre tregon se opozita po kthehet fuqishëm dhe do të sjellë ndryshime pozitive për vendin.

Lideri historik i PD akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Rama për shkelje të ligjit dhe për kontrollin e opozitës dhe mediave, duke e krahasuar me regjime autoritare. Berisha tha se një nga arsyet që zv.presidenti i SHBA, JD Vance, e quajti Ramën më të rrezikshëm se Rusinë dhe Kinën është për shkak të represionit që ai ushtroi ndaj opozitës. Berisha solli edhe njëherë në vëmendje takimin me Chris LaCivita, këshilltarin e fushatës së Trump, dhe tha se Rama u frikësua nga ky zhvillim.

Kryetari i PD u shpreh se rënia e Tiranës do të çojë në rënien e Edi Ramës dhe diktaturës së tij. Berisha tha se qytetarët që larguan Erion Veliajn nga bashkia dhe akuzon Ramën dhe Veliajn për korrupsion. Kryedemokrati theksoi se kryemagjistari i fitores të presidentit Donald Trump, ua tha shqiptarëve hapur, jam këtu për të mbështetur PD dhe Sali Berishën për Shqipërinë madhështore, për Shqipërinë aleate dhe mike të vërtetë të SHBA dhe Amerikës.

Në takimin me shqiptarët në Itali, Berisha tha se vota e diasporës është thelbësore për shpëtimin dhe transformimin e Shqipërisë. Berisha foli mbi sfidat që ka kaluar opozita, duke përmendur veprimet e qeverisë për të penguar fitoren e kandidatëve të saj dhe duke i krahasuar ato me veprime të ngjashme që kanë ndodhur në SHBA. Berisha theksoi nevojën për ndryshime të thella në Shqipëri, duke vënë në dukje emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë periudhës së Edi Ramës. Ai akuzoi qeverinë për dështimin e saj në krijimin e mundësive për qytetarët dhe nënvizon se vota e diasporës do të jetë vendimtare për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

Kryetari i PD u shpreh se turizimi në Shqipëri funksionon mbi një platformë koloniale, pasi shumica e të ardhurave nuk mbeten në vend. Berisha theksoi se ndërsa Shqipëria pranon 10 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi janë shumë të ulëta, duke përmendur se çdo shqiptar fiton vetëm 4 euro për turist. Berisha akuzoi qeverinë për shpërdorim të fondeve dhe thekson se ekonomia shqiptare është në rënie të shpejtë, me ulje të eksporteve dhe investimeve të huaja. Berisha foli mbi rritjen e çmimeve dhe vështirësitë që kanë qytetarët për të blerë pasuri, duke paralajmëruar fundin e situatës aktuale.

Lideri demokrat tha sePartia Demokratike është angazhuar për një transformim të shpejtë dhe rrënjësor të Shqipërisë. Berisha theksoi disa masa konkrete, si vendosja e minimumit jetik në 200 euro, rritja e rrogës minimale me 25%, dhe vendosja e rrogës mesatare në 1200 euro brenda tre muajve të parë të qeverisjes. Berisha shtoi se qëllimi është që Shqipëria, me pasuritë që ka, të prodhojë begati për qytetarët e saj.

Kryedemokrati, Sali Berisha u shpreh para shqiptarëve se zotohet realizuar një Shqipëri madhështore, duke përmendur disa arritje të rëndësishme të Partisë Demokratike në periudhën e qeverisjes së saj si ndërtimi i infrastrukturës, rritja e pagave, anëtarësimi në NATO dhe projektet energjetike, etj. Ai e konsideroi këtë projekt si një ëndërr të rinisë shqiptare dhe të ardhmen e Shqipërisë, e cila do të bëhet një epiqendër për teknologjitë moderne, si interneti 3.0, blockchain, kriptomonedhat, inteligjenca artificiale dhe datacenterat. Berisha tha se në këtë stad ky është qëllimi më madhor i jetës së tij.

Kryetari i PD iu bëri thirrje shqiptarëve, veçanërisht diasporës, të regjistrohen për të votuar deri më 4 mars, duke theksuar rëndësinë e 11 majit për të sjellë një ndryshim politik dhe për të përmbysur “narkoshtetin”.

Berisha inkurajoi patriotizmin dhe angazhimin për Shqipërinë, duke cilësuar këtë moment si “orën e krye-jetës” dhe një ftesë për fitore.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Për rrugët e çara, Lali Eri i fut në xhep Fushës 320 MLN lekë pa garë

Hetimet/ Lidhjet e Veliajt me oligarkun Çim Fusha

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com