Aktivisti Erion Murataj ka paralajmëruar se protesta kombëtare e 28 nëntorit përpara Kryeministrisë do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Murataj deklaroi se vendimi i protestuesve është të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen drejt banesave pa arritur objektivin e tyre.
Aktivisti bëri me dije gjithashtu se në protestë pritet të ketë pjesëmarrje edhe nga diaspora, e cila, do të mblidhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Vendimi është që çdo qytetar zbret në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer më në shtëpi pa hequr Edi Ramën. Ne nuk kthehemi në shtëpi më pa hequr Edi Ramën”, tha ai.
Ai u shpreh ndër të tjera se në protestat e zhvilluara më herët kanë pasur ndikim edhe elementë dashakeqës nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, si dhe persona që i cilësoi të lidhur me pushtetin, duke përmendur njerëz të Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.
Megjithatë, Murataj theksoi se grupi i protestuesve që ka vijuar të qëndrojë në shesh kundër qeverisë.
“Në datë 28 do të jetë edhe protesta kombëtare. Vendimi është që çdo qytetar zbret në sheshin përpara Kryeministrisë për të mos u kthyer më në shtëpi pa hequr Edi Ramën. Ne nuk kthehemi në shtëpi më pa hequr Edi Ramën. Diaspora do të jetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. 175 ditë kanë shërbyer që të shosishin çdo element që ka qenë përçarës, në atë protestë.
E kemi konstatuar që protesta ka pasur edhe elementë dashakeqës ndaj saj. Nga PS, PD por edhe nga elementë kriminal të pushtetit sic kanë qenë njerëz të Belindës dhe Ergys Agasit, unë kam pasur dhe situatë personale…Por ajo bërthamë në shesh ka vërtetuar që mban flakën ndezur dhe beteja finale nis me 28 dhe mbaron me dorëheqjen e Ramës”, tha ai.










Discussion about this post