GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tenderi i Ujësjellësit të Durrësit iu dha këshilltarit socialist”, PD: SPAK duhet të hetojë

14:17 - 23/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Tenderi i Ujësjellësit të Durrësit iu dha këshilltarit socialist”, PD: SPAK duhet të hetojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar shkeljet e bëra lidhur me tenderat e ujësjellësit në bashkinë e Durrësit.

Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, kërkuar SPAK të hetojë tenderat e ujësjellësit të Durrësit.

Sipas PD-së tenderat e ujësjellësit i fitojnë kompanitë e anëtarëve socialistë të këshillit bashkiak.

Gjithashtu PD ka publikuar edhe dokumente që faktojnë denoncimin e tyre.

Deklarata e plotë:

Një tender i publikuar në buletinin e APP-së të kësaj jave (nr.8 dt.17.02.2025) u bë shkak për zbulimin e një skeme përfitimi të parave të shqiptarëve në favor të familjarëve të ish zyrtarëve apo zyrtarëve socialistë aktualë në institucionet e qeverisjes vendore Durrës.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a, me pronarë kryesorë MIE dhe Bashkinë Durrës, ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në zonën Kodër Arapaj, në zonën Plepa dhe Zonën e Skraparlinjve, Durrës’.
Për këtë procedurë AK njoftoi fitues OE ‘2AF ALBANIA GROUP sh.p.k dhe Subjekt Mbështetës: BOE ALB-KON shpk dhe IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P).

Këto emra subjektesh lidhen me Anëtarin socialist të këshillit bashkiak në bashkinë Durrës Munir Konesha.

Së pari, 2AF Albania Group shpk është subjekti i cili zbatoi punimet për tenderin 3.2 mil euro të ujësjellësit në Bulqizë për të cilin u dënuan me vendim të formës së prerë kryebashkiaku socialist, por edhe Aqif Konesha administrator dhe pronar i kësaj shoqërie të cilën e zotëronte së bashku me babain e tij anëtarin aktual të Këshillit Bashkiak Durrës, Munir Konesha.
Aqif Konesha u dënua me 1.4 vite burg për falsifikim të dokumenteve.

Pas kryerjes së veprës penale, në Nëntor 2023 Aqifi dhuron aksionet e pronësisë tek bashkëshortja. Po kështu veproi edhe babai i tij Munir Konesha duke dhuruar aksionet tek i njëjti person brenda rrethit familjar.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i po të njëjtës shoqëri është djali tjetër Alban Konesha.

Neni 76 i LPP pika 1/dh ndalon kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve të dënuar me vendim të formë së prerë.
Dokumentet bashkëngjitur

Atëherë: Si e shpalli fitues këtë operator UK Durrës?

Së dyti, sipas njoftimit të bashkisë Durrës për shorteun publik të datës 18.06.2024 me objekt shpërndarjen/caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës kolektive nr.1&3 Rruga ‘Lura’, dhe nr. 15&23 rruga ‘Ahmet Dakli’, Njësia Administrative nr.5, Durrës, anëtari i këshillit bashkiak Durrës u kujdes që djali i tij Albani dhe bashkëshortja të jenë më në fund pjesë e përfituesve nga programi i rindërtimit por jo vetëm kaq,
e pse mos kishte edhe një biznes tjetër si bar , restorant, me shezllone e çadra plazhi djali i tij Albani?!

Subjekti Beqiraj shpk u krijua me pronarë Alban Konesha dhe vëllain e bashkëshortes së tij.

Ndërsa prej krijimit deri në 2022 subjekti në kushtet e mbijetesës e pa balance në QKB bënte ping pong me ndryshimet e statusit nga aktiv në pasiv, çuditërisht sa përfunduan zgjedhjet vendore të 2023, në Qershor të atij viti sapo babai u bë anëtar i KB Durrës, biznesi lulëzoi.

Jo vetëm nuk ishte më pasiv, por u zgjerua aktiviteti deri në ndërtime hotelesh, pallatesh e resortesh, apo hidrocentrale e parqe fotovoltaike etj.

Kundra syrit të keq në prill 2024 Alban Konesha i dhuron aksionet e tij kunatit dhe detyrën e administratorit ja dorëzon bashkëshortes.

Së treti, 2AF Albania Group shpk me administrator djalin e anëtarit të KB Durrës dhe pronare nusen e djalit tjetër sipas spending data ka përfituar nga v.2019 deri tani 1.8 mil euro pagesa për kontrata tenderash nga të cilat spikatin 1 milion euro paguar nga bashkia Bulqizë dhe 528 mijë euro paguar nga qarku Durrës.

Së katërti, kompania e cila prezumohet të mbështesë punimet për rikonstruksion e rrjetit të ujësjellësit në Durrës, ALB-KON shpk, as ka të rregjistruar në objektin e veprimtarisë së saj rikonstruksione për rrjete ujësjellësash dhe as ka të rregjistruar në ekstraktin historik asnjë lloj kontratë të mëparshme.

Subjekti ka pronar vetë anëtarin e Këshillit Bashkiak Durrës Munir Konesha sëbashku me të vëllain.

Pra, kontrata e prokuruar nga UKD Durrës me pronar edhe Bashkinë Durrës, do të mbështetet në zbatim nga kompania e anëtarit të këshillit bashkiak të së njëjtës bashki.

2. Tani vijmë tek subjekti tjetër mbështetës IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) krijuar në 2019 në pronësi të Alban Dautaj. Emërimi i Dautaj sipas vendimit të datës 8 Mars 2024, fillon në 26 Shkurt.

Duket se edhe Drejtori Teknik i UKD Durrës mendon për familjarët.

Subjekti në pronësi të vëllait të vogël ka pikërisht në objekt veprimtarie edhe shërbime që lidhen me detyrën e vëllait të madh Gerald.

Përveç tenderit të fundit, ky subjekt përfitoi 100 mijë euro duke përfshirë shkolla, ndërmarrje dhe Bashkinë Durrës.

Presim që SPAK të veprojë sa më parë lidhur me këtë skandal …
Hajnat duhen dënuar në 11 Maj.

Lajme të lidhura

“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë
Aktualitet

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

08:13 - 08/12/25
‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë
Aktualitet

‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

07:52 - 08/12/25
Para
VIDEO/ Gol fantastik, futbollisti shqiptar realizon në Rumani

VIDEO/ Gol fantastik, futbollisti shqiptar realizon në Rumani

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë
Aktualitet

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

8 dhjetori shënon njërën prej datave më të rëndësishme në kalendarin politik dhe shoqëror të Shqipërisë, Ditën e Rinisë. Kjo...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:33 - 08/12/25
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

08:13 - 08/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025

07:55 - 08/12/25
‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

07:52 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com