GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tij, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Sula për heqjen e sekuestros

10:29 - 24/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Seanca për masat e sigurisë, biznesmeni Gentian Sula ironizon gazetarët: Pse lodheni që në mëngjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gentian Sula, për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, që iu sekuestrua si pronë e ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Jorgo Goros.

Apartamenti ndodhet pranë institucionit të Gardës në kryeqytet.

Sipas SPAK, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim. Biznesmeni iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar.

Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit në fjalë.

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Dosja “Veliaj”

Gentjan Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, e cila ka fituar disa tenderë publikë të rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës, përfshirë rehabilitimin e Parkut Rinia, ndërtimin e Teatrit të Kombëtar dhe një PPP për ndërtimin e shkollave në kryeqytet, është nën akuzë edhe për dosjen hetimore ndaj kryebahskiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Nga veprimet paraprake, SPAK ka konstatuar se lidhejt e Veliajt me biznesmenin janë të vjetra dhe se ata kishin udhëtuar së bashku me avion ‘charter’ nga aeroporti i Rinasit që në vitin 2004. Hetimet paraprake gjithashtu kanë tregur se vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, posedon një vilë në Qerret të ndërtuar nga “AGI KONS”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka deklaruar një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, gjithashtu e ndërtuar nga e njëjta kompani.

Më konkretisht, dyshohet se Erion Veliaj ka përfituar 3 vila në Qerret, ku një e posedon vëllai Arbër Veliaj, një tjetër është në emër të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, por që dyshohet se pronari “de facto” është Erion Veliaj, ndërsa një tjetër e kanë prishur për të zgjeruar hapësirën para vilave.

Në dosje përmendet dhe fakti që gjatë kohës që Erion Veliaj drejtonte ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, emëroi në postin e zëvendësministres bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula, Gentiana Sulën

Një nga rastet e korrupsionit lidhet me dhënien e përfitimeve nga kompania “Agi Kons” Shpk, përmes përfaqësuesit të saj Gentian Sula, në favor të Veliajt dhe Xoxës. Kjo kompani, gjatë kohës që dhuronte këto fonde, siguroi një kontratë të majme me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës “Qazim Turdiu” me vlerë mbi 362 milionë lekë, si dhe një leje ndërtimi për një kompleks banimi, e nënshkruar nga vetë kryebashkiaku Veliaj.

Dosja “Meta”

Gjithashtu, emri i Sulës përmendet edhe në dosjen “Meta-Kryemadhi”.

Sipas hetimeve, biznesmeni Gentian Sula i dha para cash nënës së Monika Kryemadhit për të paguar kreditë.

Sipas dosjes: shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro.

Etiketa: Jorgo GoroKryesore1Sula

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Përditësimi i fundit/ Vatikani: Ja si është gjendja e Papës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com