GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha mesazh Veliajt: Mos guxo të kërcënosh dëshmitarët

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Dhurata e pazakontë e Ramës për Lali vjedhësin, i firmosi lejen e azilit politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar komentet e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të çështjes së tij tij, Ols Dado.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Veliaj e kërcënon Dadon për t’u dërguar një mesazh dëshmitarëve që të mos flasin për të. Kreu i opozitës bëri me dije se selia blu po shikon modalitetet për ta paditur Veliajn për pengim të drejtësisë dhe kërcënim të dëshmitarëve.

“Kërcënimi për Olsi Dadon është një kërcënim që ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht. Por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shikon modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i mesazhit është kërcënimi i dëshmitarëve”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se Erion Veliaj nuk mund të shpëtojë nga krimet dhe i bëri thirrje të mos kërcënojë më dëshmitarët.

“I them Erion Velisë se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë. Po të jetë puna për ata “SKAP”-istë, ata të kursyen ty djegësin 130 milionë Euro që nuk ekziston kund, 5D-në”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha u shpreh se dënon edhe heshtjen e Edi Ramës.

“Nuk gjeti një fjalë që të dënojë këtë akt çka të lë të kuptosh se janë në sintoni me njëri-tjetrin”, u shpreh Berisha.

Sa i përket akuzave që vetë Berisha i bën ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, kryedemokrati tha se “nuk është cënuar kurrë në personale”.

“Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër t’i marrë mandate opozitës, siç ka qenë mandati i Fredi Belerit. Ka marrë përsipër si në asnjë vend tjetër të Europës të verë në ndjekje penale apo arrest tre liderë të tre partive opozitare pa asnjë akuzë. Ilir Meta pa asnjë akuzë, Sali Berisha në falsitet dhe Fatmir Mediu për një proces që është gjykuar 15 vite më parë”, tha Berisha.

Lexo edhe:

  • Berisha paralajmëron Ramën: Çështja “McGonigal” po kthehet në tryezë! Do gjykohet rëndë
  • Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Vrasje shtetërore, ata që kërcënon Rama nuk gjenden më
  • Mitingjet në Itali dhe Greqi, Berisha: Gjeta të njëjtin entuziazëm si në 1991
  • Berisha paralajmëron marrëveshje me Greqinë për detin: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë dhe…
Etiketa: Erion VeliajKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Publikohen modelet e fletëve të votimit për 11 maj, pritet sot miratimi nga KQZ (Foto)
Aktualitet

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve

12:20 - 21/05/26
I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha
Aktualitet

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

12:01 - 21/05/26
Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg
Aktualitet

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

11:55 - 21/05/26
Para
Berisha: Nëse Skap ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, t’i vinte prangat dje në shesh Ramës

Berisha paralajmëron marrëveshje me Greqinë për detin: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen modelet e fletëve të votimit për 11 maj, pritet sot miratimi nga KQZ (Foto)
Aktualitet

PD pretendon mungesë njoftimi për auditin, KQZ shtyn vendimin për gjobat ndaj kandidatëve

12:20 - 21/05/26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të shtyjë për një datë tjetër shqyrtimin e vendimit për gjobat dhe vërejtjet...

Lexo më shumë
I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

12:01 - 21/05/26
Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

Skandal në UKT! Qytetarët “gjobiten” me faturat e ujit, ujëmatësit shiten 5 herë më shtrenjtë se në treg

11:55 - 21/05/26
Korreshi përplaset me ministren: Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur

Korreshi përplaset me ministren: Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje, ju keni ardhur vetëm për të vjedhur

11:49 - 21/05/26
Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu me pafytyrësi për çështjen IBAR! Ministri: Keni smirë politike

Vokshi: Gogu të kërkojë falje, gënjeu me pafytyrësi për çështjen IBAR! Ministri: Keni smirë politike

11:04 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com