GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim për ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia

14:24 - 26/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i drejtuesit të lartë të policisë, Spahia: Lidhje me bandat kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka çuar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia. Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Posaçme njofton se Spahia akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Në bazë të hetimeve të kryera, rezulton se ai e ka kryer këtë vepër penale në kohën kur drejtonte bashkinë Shkodër e po ashtu ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshmë të Ujësjelljës Kanalizimeve. Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve. Ky i fundit ka bërë padi në Gjykatën e Shkodrës, e cila më pas ka vendosur pezullimin e vendimit të Spahisë. Pavarësisht kësaj, ish-kryebashkiaku ka anashkaluar këtë urdhër gjyqësor, thotë SPAK.

 “I pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë, Shkodër ka marrë vendimet nr.16 dhe nr.17, dt.18.07.2022 për të liruar nga detyra shtetasin M.M., në funksionin e administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve dhe duke emëruar në këtë detyrë shtetasin, A. B. Këto vendime janë ankimuar nga shtetasi M.M., në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila me vendimin nr. 16 (2984), dt. 19.07.2022 ka vendosur: “Pranimin e kërkesës, sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr.16 datë 18.07.2022, vendimit nr. 17 datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizime, Shkodër deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të vendimit që do të zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë””, sqaron SPAK.

“Nga ana e të pandehurit B.S., duke qenë në dijeni të vendimit nr.16 (2984), dt. 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sigurimin e padisë, pavarësisht faktit se ka patur një vendim gjyqësor të qartë dhe të ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershëm për Asamblenë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër për pezullimin e vendimeve nr.16 dhe nr.17, dt. 18.07.2022, me të cilat ishte shkarkuar shtetasi, M.M., dhe emëruar A.B., (si rrjedhojë nga Gjykata është urdhëruar rivendosja në detyrë e shtetasit M.M., deri në përfundim të procesit gjyqësor), nga ana e tij, është anashkaluar ky urdhërim gjyqësor duke nxjerrë shtatë (7) ditë më vonë, në dt.25.07.2022, tre vendime të tjera me nr.18, nr.19, nr.20, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin, M.M., dhe ka emëruar A.B si administrator, veprime këto të kryera me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr. 16 (2984), datë 19.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të prokurorisë.

Gjatë gjatë marrjes në pyetje në SPAK, Spahia ka deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin dhe sa i takon shkarkimit, ai ka shtuar se kjo është vetëm një çështje që mund të ndiqet administrativisht.

Etiketa: Bardh SpahiaSpak

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
“100 fshatrat” e Dritan Agollit, 2 MLN Euro Arben Sadushit për “unifikimin e gardheve”

“100 fshatrat” e Dritan Agollit, 2 MLN Euro Arben Sadushit për “unifikimin e gardheve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com