GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kaos te bizneset e mallrave të akcizës, nga 1 janari pa pulla fiskale

10:07 - 28/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaos te bizneset e mallrave të akcizës, nga 1 janari pa pulla fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2025 pritej që pullat fiskale te mallrat e akcizës të prodhoheshin nga shtypshkronja e letrave me vlerë që është Shoqëri Aksionere me aksioner Ministrinë e Financave.

Por prej fillimit të vitit, prej këtij institucionit nuk ka nisur nga puna prodhimi i pullave fiskale.

Shqetësimi për mungesën e prodhimit të pullave fiskale ngrihet nga shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit që rrezikojnë prodhimin dhe furnizimet nga importi.

Luan Bregasi presidenti i BiznesAlbania tha se mungesa e pullave fiskale po penalizon si bizneset vendase të prodhimit të mallrave akcizës dhe të importit. Sipas tij kjo situatë rrezikon të nxisë kontrabandën dhe informalitetin.

“Pas përfundimit të një prej koncesioneve me abuzive dhe arbitrare ndaj bizneseve të cilët paguanin 22 euro pa TVSH për 1,000 pulla fiskale, teksa Kosova dhe vendet e Europës paguanin 3 euro për 1,000 pulla, gjenden përpara një situata të vështirë atë të mungesës së prodhimit të pullave fiskale. Qeveria shqiptare duhet të aktivizohet për përmbushjen e përgjegjësisë së saj për prodhimin e pullave fiskale, pasi kjo situatë po penalizon bizneset”.

Bizneset të tjera pohojnë se po veprojnë me pullat stok me afat deri më 31 Mars, ndërsa mbeten të shqetësuar se si do të qarkullojnë në treg mallrat e prodhuara pas këtij afati.

“Ne po punojmë me pullat fiskale të mbajtura stok të blera që në 15 dhjetor 2024. Nuk kemi informacion sesi do të veprohet pas 31 Marsit. Nëse nuk do të ketë prodhim të pullave fiskale rrezikojmë të mbyllim fabrikën e prodhimit, pasi nuk kemi sesi ta qarkullojmë mallin në treg”, tha administratori i fabrikës së birrës Korça Adrian Kostaqi.

Në dijeni të situatës është edhe Ministria e Financave, e cila pohon se së shpejti do të komunikohet një vendimmarrje për zgjidhjen e situatës.

Pas përfundimit të kontratës së koncensionit, për prodhimin e pullave fiskale, fillimisht vendimi nr. 273, datë 2.5.2024, botuar në FZ. Nr.80 datë 9.5.2024 në pikën 2 të tij, shprehet se: “Ministria e Financave i kalon pa pagesë shoqërisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerё”, të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari, sipas pёrcaktimeve tё kontratёs koncesionare “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të pullave fiskale”, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “SICPA Security Solutions SA” e “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k.”, tё miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.2.2011, dhe të ndryshuar me ligjin nr. 17/2023.

Më tej më 2 shkurt 2025 vendimi pësoi ndryshimi, ku për prodhimin e pullave ku përveç shtypshkronjës së letrave me vlerë do të autorizohet dhe një shoqëri e krijuar prej saj.

“Nga data 1 janar 2025 e nё vijim, autorizohet shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”1 sh.a., vetë ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, sipas kuptimit në ligjin për akcizat në Republikën e Shqipërisë, kundrejt pagesës”, thuhej në vendim.

Kontrata koncesionare për vendosjen e pullave fiskale te mallrat e akcizës u nënshkrua nga qeveria e mëparshme në vitin 2012 me afat 10 vjeçar. Tarifa e pullës fiskale nga bizneset nisi të paguhej që në vitin 2012, por datë efektive e fillimit të kontratës u përcaktua 6 shkurti 2023.

Zbatimi i kontratës koncesionare gjatë këtyre viteve ndezi mjaft debate për shkak të tarifës së lartë gati 8 herë më shumë se çmimi mesatar i pullave fiskale në Europë dhe afateve të zbatimit të saj.

Për këto arsye kontrata u amendua nga Parlamenti më janar 2023. Afati shtesë për kontratën koncesionare të pullave fiskale te mallrat e akcizës me kompaninë “SICPA Security Solutions Albania” përfundoi më 31 dhjetor 2024. Nga Parlamenti u miratua shtyrja edhe me 2 vite i zbatimit, parashikuar të përfundonte në shkurt 2023, si dhe u rishikua tarifa që paguhet nga biznesi, me ulje 10% nga tarifa e mëparshme.

/Monitor.al/

Etiketa: mallrat e akcizesMinistria e Financavepulla fiskale

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Çifti palestinez jetonin në Gjermani, çfarë zbuloi kqyrja e kamerave të sigurisë

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë/ Çifti palestinez jetonin në Gjermani, çfarë zbuloi kqyrja e kamerave të sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com