GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me “eurodeputetë” i televizioneve kombëtare për llogari të të arrestuarit për korrupsion dhe pastrim parash

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi me “eurodeputetë” i televizioneve kombëtare për llogari të të arrestuarit për korrupsion dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Propaganda e gatuar për të mbrojtur Veliajn dhe e shpërndarë në mediat pranë kryebashkiakut ka shënuar një ditë më parë ndoshta pikën më të ulët për profesionalizmin gazetaresk – duke pasqyruar sesi media braktis misionin e saj dhe kthehet në zgjatim të keqinformimit për interesa të ngushta.

Disa prej mediave pranë Veliajt, mes tyre edhe televizione kombëtare, raportuan dhe transmetuan kronika televizive, për dy “zyrtarë italianë”. Fabula e raportuar ishte e tillë: Të ‘indinjuar’ nga ajo që po i ndodhte të arrestuarit për korrupsion dhe pastrim parash, dy zyrtarët kaluan Adriatikun dhe mbërritën në Shqipëri posaçërisht për të takuar Veliajn. Në kushtet kur nuk u lejuan nga autoritetet ata dhanë mesazhe në mbrojtje të kryebashkiakut dhe sulmuan drejtësinë.

Në raportimet e mediave pranë Veliajt, dy personat në fjalë, të identifikuar si Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi u etiketuan si “eurodeputetë” apo “senatorë” italianë.

E gjitha rezultoi një “fake news”. Në fakt, Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk rezultojnë të jenë as eurodeputetë dhe as senatorë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në faqen zyrtare të senatit italian, si dhe Parlamentit Europian. Emrat e tyre nuk figurojnë kurrkund në këto site.

Megjithatë, edhe pse një informacion i tillë është një nga më të thjeshtët për tu verifikuar, mediat pranë Veliajt kanë raportuan “fake news-in” siç u është përcjellë nga zyra e propagandës së kryebashkiakut të arrestuar, që vijon të financohet nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Lidhur me rastin, reagoi këtë të premte deputeti Petrit Vasili, i cili në një postim në “FB”, pyet se “pse duhet gënjyer në mënyrë kaq qesharake me përralla me senatore dhe eurodeputetë, që nuk ekzistojnë”.

“Mediat ne nje gare komike, vertet per tu gajasur, u shkaperderdhën duke dhene lajmin qe dy senatore italiane, e ca te tjera i bene edhe eurodeputete, nuk u lejuan te takonin Veliajn ne burg. Realiteti eshte se asnjeri prej ketyre te dyve, as Lorenzo Grassini dhe as Roberto Berardi nuk jane as senatorë dhe as eurodeputetë. Verifikimi eshte me i lehti ne bote, boll te hyni ne Google dhe kjo genjeshter qesharake fshati del menjëherë”, shkroi Vasili.

“Po pse duhet genjyer xhanem, dhe pse kaq trashë. Keto media a mendojne qofte edhe nje sekonde per fytyren e tyre apo boll t’i bejne sherbimin atij, qe i paguan. Megjithate, ne fund te fundit rendesi ka që qeshëm ca me kete sajesë komike, dhe kjo nuk eshte pak ne keto kohe te zymta”, shton ai.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Lorenzo GrassinimashtrimPetrit Vasili

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Para
Vrasja në Shkodër/ Ky është 20-vjeçari, Pavlin Preka që u gjet i pajetë në oborrin e banesës (Foto)

Vrasja në Shkodër/ Ky është 20-vjeçari, Pavlin Preka që u gjet i pajetë në oborrin e banesës (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com