I riu në foto është 20-vjeçari që u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër. 20-vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.
Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me ngjarjen. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit. Ata janë marrë në pyetje nëse mund të kenë dijeni për viktimën ose për ndonjë detaji që mund të çojë policinë në gjurmët e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes. Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.
I riu ka qenë i vetëm në banesë, ndërkohë bëhet me dije se i ati, e ëma dhe vëllai më i vogël do të ndihmojnë për të mësuar më shumë nga përditshmëria e Pavlinit, që policia nuk e ka të skeduar asnjëherë, atë dhe asnjë person të familjes së tij. Po ashtu do të merren në pyetje edhe banorë të zonës, ndërsa një tjetër shpresë për të zbardhur ngjarjen do të jetë telefoni i viktimës, i cili tashmë është në duart e ekspertëve.
Prekë Preka, xhaxhai i viktimës, i cili u përball i pari dhe i vetëm me vrasjen e nipit të tij ka fol për mediat lokale duke hedhur poshtë gjithçka që mund të hamendësohej si shkak për vrasjen. Ai ka thënë se familja e vëllait të tij nuk ka asnjë problem e aq më pak hasmëri. ‘Asnjë problem nuk ka pasur. Ai ka jetuar me babën dhe me vëllain e vet në Dukagjin. Kanë nja 15 vjet që kanë bërë shtëpinë.
Që në atë kohë ka jetuar herë në Dukagjin, herë këtu. Në Dukagjin ka do bagëti, punon pak tokë aty dhe ruajnë bagëtitë e tyre. Me probleme si tanë të tjerët, me halle. Nuk ka nevojë të bëjë apel, shteti duhet të marrë masat e veta’-ka thënë ai, ndërsa policia thotë se nga dëshmitë e para nuk është parë asnjë person i huaj apo i dyshimtë në fshat
Discussion about this post