GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burgu politik/ Alizoti: Së shpejti, Salianji i lirë. “Non Grata” e Berishës ra, fitojmë zgjedhjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Burgu politik/ Alizoti: Së shpejti, Salianji i lirë. “Non Grata” e Berishës ra, fitojmë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka komentuar burgosjen politike tër Ervin Salianjit gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Alizoti e ka cilësuar Salianjin si një opozitar të guximshëm, duke theksuar se ai po bën një detyrë të vështirë opozitare. Ai ka shtuar se Salianji do të jetë i lirë dhe do të kthehet në një Shqipëri demokratike, ku PD do të jetë në qeverisje.

Alizoti ka vlerësuar kontributin e Salianjit në terrenin politik dhe ka theksuar se ky moment i vështirë do ta bëjë atë më të fortë dhe me më shumë kapital politik në të ardhmen.

“Salianji është një opozitar i guximshëm. Ai bëri një detyrë opozitare. E përshëndes Salianjin, do jetë i lirë dhe në një Shqipëri demokratike, me PD-në në qeverisje. Salianji është makineri e madhe politike, është punëtor i madh terreni. Ervin Salianji po bën burg politik. Nga ana njerëzore, njerëzit e tij të afërt e ndjejnë keq këtë që po ndodh, por nga ana politike do kthehet në PD me kapital më të madh politik sesa ka qenë. Kjo doza politike, do ta rikthejë më fuqishëm në politikë”, tha Alizoti.

Lidhur me primaret, u shpreh se procesi po ecën me një fluks të madh votuesish dhe mund të zgjasë edhe pas orës 18:00. Ai përmendi se pjesëmarrja në primaret e PD ka qenë e madhe, veçanërisht në Elbasan.

Ai shprehu besimin se Partia Demokratike do të dalë fituese në zgjedhje.

“Kjo qeveri është denigruar përpara njerëzve, nuk ka çfarë të japë më, ndodhin të njëjtat gjëra. Tezat e Ramës kanë mbaruar. Gjysma e qeverisë është në burg ose të arratisur. Nuk ka arsye përse Rama të vazhdojë të jetë kryeministër, pasi politikanët që kanë qenë në nivele të larta janë në burg. Ramës nuk i ngjit më as batuta, nuk drejtohet një vend me gallatë. Rama është bërë një adoleshent, që zihet me ata që komentojnë në facebook”, shtoi.

Sipas tij, statusi “non grata” nga SHBA i kreut të PD, Sali Berisha ka rënë dhe ai tani është i lirë të udhëtojë.

Lidhur me pozicionimin e Chris LaCivita, bashkëpunëtor i Donald Trump, krah PD në këtë fushatë elektorale, Alizoti deklaroi:

“Është nder për ne që LaCivita erdhi në Shqipëri. Nëpërmjet LaCivita kemi një derë të hapur tek Trump. Fakti që e sulmojnë, tregon se ai është njeri tepër i rëndësishëm, është njeriu më i rëndësishëm në fushatën që u fitua në SHBA nga Donald Trump. Mbështetja e tij është shumë ndihmuese për ne”.

Etiketa: Ervin SalianjiPD

Lajme të lidhura

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh
Aktualitet

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

11:05 - 07/10/26
Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues
Aktualitet

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26
“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja
Aktualitet

Polici i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë

10:17 - 07/10/26
Para
Sherr Baçi-Bardhi? deputeti i PD shpërthen ndaj “Top Channel”: Bastard, gënjeshtar…

Sherr Baçi-Bardhi? deputeti i PD shpërthen ndaj “Top Channel”: Bastard, gënjeshtar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

11:44 - 07/10/26

Pamje të papazakonta janë regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, është...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani në një “kalibër” me Michael Olise, mes më të mirëve në 11-she edhe Elseid Hysaj

Kristjan Asllani në një “kalibër” me Michael Olise, mes më të mirëve në 11-she edhe Elseid Hysaj

11:35 - 07/10/26
“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

“O hajdut!” Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

11:05 - 07/10/26
Duka: Nuk kemi presion, ndaj Anglisë luajmë për të kënaqur tifozët

Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën

10:55 - 07/10/26
Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

Shpërthim me tritol në portën e një banese në Elbasan, dyshohet si mesazh paralajmërues

10:22 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com