GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ramën nuk e mbajnë nervat në Berlin, i kthehet keq gazetarit zviceran: Jeni gazetar apo protestues

11:58 - 03/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ramën nuk e mbajnë nervat në Berlin, i kthehet keq gazetarit zviceran: Jeni gazetar apo protestues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, është kapur në befasi nga pyetja e një gazetari zviceran për linjat tokësore. Gazetari e pyeti Ramën se çfarë mendon për linjat tokësore dhe detare pasi sipas tij dëgjon se vetëm aeroporti ka rritje. Në këtë moment, Rama refuzoi që t’i përgjigjej pyetjes, por e anashkaloi atë duke folur për avionët dhe për bukuritë natyrore të vendin tonë.

Rama solli në vëmendjen dhe protestat për lumin Vjosa duke thënë se europianët pasi zbutën lumenjtë e tyre u kërkuan shqiptarëve të ruanin lumin e fundit të egër dhe se “duan që ne të zhvillohemi siç duan ata.” Gazetari i cili priste një përgjigje konkrete për pyetjen e tij këmbënguli, ndërkohë që Rama i zënë në befasi nga këmbëngulja e gazetarit, pyeti nëse ishte protestues.

“Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni”, tha Rama.

Pjesë nga konferenca:

Gazetari: Na duhet të flasim në një konferencë ndërkombëtare në një gjuhë të tmerrshme që quhet anglisht… Për Shqipërinë është i rëndësishëm dhe turizmi përmes autobusit sepse njerëzit mund të vijnë dhe me autobus, por dëgjoj që vetëm aeroporti ka rritje dhe aeroporti nuk ka qëndrueshmëri. Çfarë mendoni për linjat e autobusëve dhe linjat e trageteve me Italinë?

Rama: Ndjesë që ju përgjigjem në gjuhën e tmerrshme që përmende në anglishten sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të mrekullueshme që tingëllon e tmerrshme për mua sa dhe zhurmat që dëgjoj por jam i sigurt, por ka muzikalitetin e vet kur ju flisni me bashkatdhetarët tuaj zviceranë. Mendoj se keni një argument, por sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë dhe në mos më i rralli që përshkon të gjithë vendin dhe është parku kombëtar i lumit Vjosa.

Lumi Vjosa u zbulua nga qytetarët europianë miqësorë me mjedisin si lumi i fundit i egër në Europë dhe na u hodhën në fyt që ta mbronin ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se pasi zbutët të gjithë lumenjt tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat, donit që ne të zhvilloheshim në mënyrën që ju donit. Ju tregova paksa historinë, por mos u kërkoni shqiptarëve që të mos udhëtojnë me avion sepse na u ndalua për gjysmë shekulli edhe t’i hidhnim sytë një avioni…. vinim vërdallë vendit tonë që ishte si burg. Jam i bindur se ashtu siç po ndodh sot, do të rritet me më shumë zviceranë, gjermanë, izraelitë që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera, raftin në lumenj dhe kështu me radhe.

Shqipëria është vend i vogël, kemi çfarë ka Zvicra, por imagjinoni nëse Zvicra do kishte atë që ka Mesdheu. Ne kemi Zvicrën, Mesdheun, çdo gjë që do një qene njerëzore. 28 km por me larishmëri. Po ashtu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët dhe nuk jemi të mërzitshëm se zviceranët… Eurpianët do të vijnë për ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjerra si rafting në lumenj dhe kështu.  Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër… Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët

(Ndërhyn gazetari dhe moderatorja)

Rama: Jeni gazetar apo protestues nuk po ju kuptoj?

Moderatorja: Pres një pyetje shumë konkrete.

Gazetari: Pyetja ime kishte të bënte me linjat tokësore.

Rama: Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.

Etiketa: BerlingazetarRama

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Zbardhet mesazhi që Sali Berisha la në SPAK: Paterica e pushtetit…

Zbardhet mesazhi që Sali Berisha la në SPAK: Paterica e pushtetit…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com