GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi për “Sky Ecc”, SPAK urdhëroi përgjimin e gjyqtarëve të Kushtetueses

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja përfundon shqyrtimin e ankimimit të Pëllumb Gjokës për përgjimet e “SkyEcc”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka autorizuar vendosjen nën përgjim të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi ka të bëjë me vendimin për ligjshmërinë e vendimit për përdorimin e përgjimeve të SKY Ecc, si prova në proceset gjyqësore që SPAK ka aktualisht, dhe konkretisht për padinë që ka bërë i hetuari Pëllumb Gjoka, në Gjykatën Kushtetuese.

Në dokumentin e publikuar nëmedia me autorizimin e prokurorit Klodian Braho thuhet se, ndaj gjyqtarëve dyshohet se është ushtruar ndikim, në këmbim të përfitimeve të parregullta.

“Aktualisht edhe pse kanë kaluar më tepër se 30 ditë nga shqyrtimi i kërkesës, njoftimi i vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese ende nuk është njoftuar apo botuar në fletoren zyrtare. Gjatë kësaj periudhe në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka por edhe persona të tjerë, po kryejnë veprime për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës palët e interesuara po kërkojnë të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka,“-thuhet në dokumet.

Padia ndaj Prokurorsë së Posaçme në Kushtetuese u dërgua nga Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar nga të dhënat e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar. Avokatët e këtij të fundit kërkojnë që mesazhet të mos merren për bazë, duke listuar edhe vendime të ngjashme nga vende të tjera.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar të bazuar kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe pavlefshmërinë e provave të mbledhura përmes SKY ECC. Gjykata argumenton se vendimet e mëparshme të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e proporcionalitetit. Gjoka do të mbetet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet mbi grupin e strukturuar kriminal vijojnë bazuar në provat e siguruara nga komunikimet e SKY ECC.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale. Para disa javësh, Gjykata e Strasburgut e cilësoi të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni “EncroChat”, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit. Kjo gjykatë vendosi që komunikimet në Sky ECC të përdoren si prova në gjykata dhe prokurori.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1Sky ECCSpak

Lajme të lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës
Aktualitet

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
Para
Abilekaj: Pasi bëri 3 ditë zhurmë, Rama e la vetëm Veliajn

Abilekaj: Pasi bëri 3 ditë zhurmë, Rama e la vetëm Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet