GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiçin për mosrealizimin e takimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, pas vizitës së tij në Beograd, gjatë së cilës nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte planifikuar një gjë të tillë.

“Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiq, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla”, konfirmoi Picula për Radio Evropa e Lirë.

Picula shkoi në Beograd pasi që më 20 shkurt, në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u prezantua draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe.Takimin me raportuesin për Serbinë e refuzoi Vuçiqi, i cili e quajti Piculën “gënjeshtar”. Përveç Vuçiçit, takimin e refuzoi edhe kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet” në Kuvendin e Serbisë, Milenko Jovanov.

Picula pretendon se qëndrimi negativ i qeverisë ndaj draft-raportit për situatën në vend ishte promovuar që para mbërritjes së tij.

“Nga ana tjetër, nuk do të ishte e drejtë të reduktohej kuptimi dhe rezultatet e qëndrimit tim në Serbi vetëm në takimet që nuk pata me presidentin e shtetit, kryeministren në detyrë dhe ministrin e Punëve të Jashtme”, tha Tonino Picula.

Gjatë qëndrimit të tij në Serbi, ndodhi gjithashtu një aksion policor në ambientet e disa organizatave joqeveritare në Beograd. Picula konfirmon se edhe ky element, së bashku me të gjitha përshtypjet nga vizita, do të përfshihen në vijimin e punës për raportin mbi gjendjen në Serbi.

Ai vlerësoi se misioni katërditor në kapacitetin e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë ka treguar se nuk do të jetë e mundur të kapërcehen lehtësisht dallimet në vlerësimet për situatën në vend mes tij dhe përfaqësuesve të pushtetit, me të cilët nuk pati mundësinë të bisedojë.

“Ngjarjet më të rëndësishme në Serbi prej muajsh janë protestat masive të udhëhequra nga studentët, të cilët po bllokojnë institucionet arsimore. Protestat janë përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për një presion të përgjithshëm shoqëror mbi politikën, me qëllim çlirimin e institucioneve të shtetit nga gjithçka që i ka bllokuar për vite me radhë”, thekson Picula.

Sipas tij, zhvillimet e ardhshme do të varen nga marrëdhëniet mes katër faktorëve që ai i konsideron më me ndikim: pushtetit, i cili nuk po arrin t’i shpërndajë protestat; opozitës institucionale, e cila nuk i drejton zhvillimet; komunitetit ndërkombëtar, që kryesisht po mban distancë; dhe studentëve, të cilët kanë një bazë të gjerë legjitimiteti, por ende nuk e kanë zgjeruar listën e kërkesave përtej atyre fillestare.

Studentët, të cilët nga fundi i nëntorit kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete në të gjithë vendin, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024 u rrëzua çatia e Stacionit Hekurudhor, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave.

Studentët kërkojnë gjithashtu ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmet ndaj tyre dhe qytetarëve të tjerë gjatë protestave.

Pushteti, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, pretendon se në Serbi po tentohet një “revolucion me ngjyra” dhe këmbëngul se kërkesat e studentëve janë plotësuar. Studentët dhe opinioni akademik i hedhin poshtë këto pretendime. /REL/

Etiketa: SerbiVucic

Lajme të lidhura

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
Breaking Views

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm
Aktualitet

Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm

19:08 - 11/08/26
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26
Para
Antibiotikët natyral për ti shtuar në dietën tuaj

Antibiotikët natyral për ti shtuar në dietën tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave
Aktualitet

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot...

Lexo më shumë
Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

14:06 - 13/08/26
Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

12:59 - 13/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

Zjarri del jashtë kontrollit në Priskën e Madhe, zjarrfikësi: Situata është e komplikuar

11:53 - 13/08/26
Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

Nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë për zonën Lundrës

11:46 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com