GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Çmenduri’ në Europa League/ Lazio fiton me 9 lojtarë në sekondat e fundit, Roma mund Bilbaon

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Çmenduri’ në Europa League/ Lazio fiton me 9 lojtarë në sekondat e fundit, Roma mund Bilbaon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave në Europa League sollën mjaft surpriza në të gjitha takimet.

Manchester United “ngeci” në Spanjë përballë Real Sociedad. Sfida ishte e luftuar nga të dyja ekipet, me “Djajtë e Kuq” që kaluan të parët në avantazh me Zirkzee në minutën e 57’, ndërsa barazimi erdhi nga Oyarzabal në minutën e 70’ falë një 11-metërshi, me rezultatin final që shënoi 1-1.

Tottenhami vazhdon të vuajë krizën që e ka “mbërthyer” këtë sezon, me skuadrën londineze që u mposht në Holandë nga AZ Alkmaar me rezultatin 1-0, falë një autogoli të Bergvall në minutën e 18’.

Rangeërsi i Bajramit arriti një fitore tepër të rëndësishme me rezultatin 1-3 përballë Fenerbahçes së Mourinhos, edhe pse për yllin e Kombëtares nuk pati asnjë minutë, ndërsa takimi tjetër i luajtur në orën 18:45 mes FCSB dhe Lyon u mbyll në të njëjtin rezultat, me fitoren e francezëve.

Katër takimet e tjera të luajtura në orën 21:00 gjithashtu sollën shumë surpriza.

Roma fitoi  me përmbysje 2-1 përballë Athletic Bilbaos, duke iu falur golit të Shomurodov në minutat e fundit të sfidës.

Një fitore në frymën e fundit e arriti dhe Lazio që triumfoi 1-2 në transfertë përballë Plzenit, me 9 lojtarë.

Ajax u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Eintracht Frankfurt, ndërsa Bodo/Glimt arriti një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi përballë Olympiacos me rezultatin 3-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.

REZULTATET:

REAL SOCIEDAD 1-1 MAN. UNITED

Oyarzabal (P) 70’ / Zirkzee 57’

AZ ALKMAAR 1-0 TOTTENHAM

Bergvall (A.G) 18’

FCSB 1-3 LYON

Baluta 68’ / Tagliafico 30’, Fofana 86’, 89’

FENERBAHÇE 1-3 RANGERS

Djiku 30’ / Dessers 7’, Cerny 42’, 81’

AJAX 1-2 EINTRACHT FRANKFURT

Brobbey 10’ / Larsson 28’, Skhiri 70’

ROMA 2-1 ATHLETIC BILBAO

Angelino 56’, Shomurodov 90+4′ / Williams 50’

BODO/GLIMT 3-0 OLYMPIACOS

Tzolakis (A.G) 13’, Hogh 45’, 55’

PLZEN 1-2 LAZIO

Durosinmi 53’ / Romagnoli 18’, Isaksen 90+8′

Conference League/ Chelsea nuk gabon në Danimarkë, Fiorentina mundet në Greqi

Edhe Conference League ka zhvilluar sfidat e saj të para në fazën e 1/16-ave, me Chelsean pretendent që nuk gaboi, teksa Fiorentina dhe Real Betis hodhën hapa të gabuar.

“Blutë” e Londrës, të cilët janë pretendentët kryesor për të fituar këtë kompeticion, arritën të fitonin me rezultatin 1-2 përballë Copenhagen. Sfida e zhvilluar në Danimarkë nisi me ritëm të lartë, teksa golat e James dhe Fernandez ndihmuan ekipin e Marescës të hidhnin hapin e parë drejt çerekfinaleve.

Fiorentina u shtang në Greqi, duke u mposhtur me rezultatin 3-2 nga Panathinaikos.

Një tjetër surprizë erdhi nga Spanja, me Real Betis që nuk arriti dot të fitonte kundër portugezëve të Vitoria Guimaraes, duke barazuar 2-2.

Në takimet e tjera, Molde mundi 3-2 Legian, Rapidi i Vienës barazoi 1-1 kundër boshnjakëve të Borac Banja Luka, Celje triumfoi 1-0 kundër Luganos, Cercle Brugge u mund 3-0 në transfertë nga Jagiellonia dhe Pafos vazhdon të jetë një surprizë, me qipriotët që mundën 1-0 Djurgarden në ndeshjen e parë.

REZULTATET:

COPENHAGEN 1-2 CHELSEA

PANATHINAIKOS 3-2 FIORENTINA

BETIS 2-2 VITORIA GUIMARAES

MOLDE 3-2 LEGIA

BORAC BANJA LUKA 1-1 RAPID

CELJE 1-0 LUGANO

JAGIELLONIA 3-0 CERCLE BRUGGE

PAFOS 1-0 DJURGARDEN

Etiketa: Europa LeaguelazioRoma

Lajme të lidhura

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë
Breaking Views

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

23:27 - 30/04/26
“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani shkarkon Kërnajën
Breaking Views

“Rrufe në qiell të hapur”, Partizani shkarkon Kërnajën

16:00 - 30/04/26
Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’
Sport

Tjetër test për Sylvinhon dhe Kombëtaren shqiptare, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ‘Air Albania’

13:24 - 30/04/26
Para
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK fton qytetarët: Denonconi krimin zgjedhor! Ja hapat që duhet të ndiqni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë
Breaking Views

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

23:27 - 30/04/26

Këtë te enjte u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Nottingham fitoi 1-0 ndaj Aston Villas, në një...

Lexo më shumë
“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

22:55 - 30/04/26
“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë

21:38 - 30/04/26
Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

20:41 - 30/04/26
Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

20:25 - 30/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com