GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Keqadministrim dhe shkelje të ligjit të prokurimeve”/ PD paralajmëron kallëzim ndaj kreut të institutit të nxënësve të verbër

11:17 - 08/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Keqadministrim dhe shkelje të ligjit të prokurimeve”/ PD paralajmëron kallëzim ndaj kreut të institutit të nxënësve të verbër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, përmes një deklarate për mediat, denoncoi “shkelje të rënda” në Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë ‘Ramazan Kabashi’, drejtuar nga Emiliano Lule. Sipas Vangjelit, mësuesit dhe stafi i institutit kanë adresuar ankesa me shkrim ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke akuzuar drejtorin për sjellje denigruese dhe kërcënime për largim nga puna.

Vangjeli thekson se Lule është emëruar në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka diplomë në mësuesi, dhe se ai ka kryer largime nga puna në mënyrë abuzive, si në rastin e një punonjësi me inicialet R.Gj., baba i tre fëmijëve. Pavarësisht fondeve të disponueshme, shtoi, instituti përballet me mungesë interneti, ujë të ngrohtë dhe kushte të papërshtatshme infrastrukturore.

Gjithashtu, tha Vangjeli, që nga viti 2016-2017 mungojnë tekstet e matematikës në alfabetin Braille, ndërsa tekstet e gjuhës shqipe janë të vështira për t’u përdorur nga nxënësit e verbër. Megjithëse fondet për riparimin e printerëve dhe blerjen e letrës Braille janë prokuruar çdo vit, vijoi ai, këto materiale mungojnë.

Sipas Vangjelit, më 11 shkurt 2025, Lule ka kryer shtatë prokurime të ndara me të njëjtat specifikime teknike, duke shpenzuar mbi 53 mijë euro dhe duke tejkaluar kufijtë ligjorë për prokurimet me vlerë të vogël. Partia Demokratike ka deklaruar se do të dorëzojë kallëzim në prokurori për shkelje të ligjit të prokurimeve publike dhe menaxhimit financiar.

***

Deklarata e Vangjelit

Në adresën tonë ka mbërritur një tjetër denoncim kësaj here për Emiliano Lule, Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’.

Mësuesit dhe stafi i këtij Instituti, kanë adresuar ankesën e tyre me shkrim drejtuar KM Edi Rama, MARS dhe institucioneve të saj të varësisë.

Ndër të tjera ata ankohen për drejtuesin e këtij instituti lidhur me sjelljen denigruese ndaj mësuesve duke i kërcënuar deri në largimin e tyre nga puna.

Emiliano Lule i emëruar sipas denoncuesve në kundërshtim të plotë me ligjin, pa plotësuar kushtin kryesor ‘diplomimin në mësuesi’ e ndjen veten të paprekshëm.

Drejtori ka vijuar me sjelljen prej gangsteri e me largime nga puna siç ka ndodhur me babain e 3 fëmijëve punëmarrësin me inicialet R.Gj.
Edhe pse nuk i mungojnë fondet, denoncuesit treguan se ky institut nën drejtimin e Emiljano Lules aktualisht nuk ka internet, nuk ka ujë të ngrohtë në tualetin e godinës së shkollës, godina është e pa lyer dhe me pellgje uji përpara hyrjes kryesore sa herë ka reshje e të gjitha këtyre i bashkëlidhen kushtet e vështira të kryerjes së mësimit.

të cilëve u mungon shikimi duhet ti vështirësohet jeta akoma më shumë nga Emiljano Lule.

Denoncuesit treguan se prej vitit 2016-2017 matematika brail (teksti për të verbërit) mungon, ndërsa teksti i gjuhës shqipe duhet kthyer 180 gradë për tu dëshifruar duke sjellë si pasojë vështirësi për nxënësit gjatë përdorimit dhe me mungesa të elementëve didaktiko-petagogjik.

Nisur pikërisht nga sa më lart ne verifikuam prokurimet dhe sipas të dhënave të marra nga APP fondet janë prokuruar çdo vit për këtë qëllim pra rezulton se çdo vit riparohet printeri respektiv dhe çdo vit blehet letër brail.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë (më 11 Shkurt 2025) Emiljano ‘trimi’, ndryshe nga sa është përcaktuar në regjistrin e parashikimeve vjetore të prokurimeve dhe në shkelje të dispozitave ligjore për procedurat me vlerë të vogël, ka kryer 7 prokurime të ndryshme me të njëjtat specifikime teknike, të njëjtat sasi e të njëjtin objekt duke i ndarë pa patur asnjë ndryshim nga njëri tek tjetri.

Pra, blerja e letrës speciale për shtypjen e librave në gjuhën me pika në relieve (Brail), për përdorim në pajisje speciale Printer Brail, për 7 prokurimet ka nxjerrë si rezultat shpalljen e 7 fituesve të ndryshëm, e duke sjellë për pasojë jo vetëm tejkalimin 5 herë të fondit të përcaktuar nga ligji për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël e duke shpenzuar mbi 53 mijë euro për këtë qëllim, por mbi të gjitha rezultati sikurse dëshmuan denoncuesit është mungesa e teksteve brail për matematikën që prej v.2016-v.2017.

Partia Demokratike siguron stafin akademik dhe mbi të gjitha drejtorin Emiljano Lule se për sa më sipër do të përgjigjet me urgjencë në prokurori për shkeljen e të paktën:

LPP (i ndryshuar) neni 21/1/5, neni 34/7, neni 36, VKM nr.285,datë 19.5.2021 Për miratimin e rregullave të prokurimit publik (i ndryshuar) neni 1, neni3/2, neni 56, 73/1,

Ligjin nr.10296, datë 8.7.2010 Për menaxhimin financiar dhe kontrollin (i ndryshuar) neni 8.

Dokumentat e publikuar nga PD – KLIKO

Etiketa: Genta VangjeliPD

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Zvarritje e hetimeve për mbetjet e rrezikshme”, PD: Qeveria po pengon transparencën për të ruajtur Kumbaron dhe Vengun

“Zvarritje e hetimeve për mbetjet e rrezikshme”, PD: Qeveria po pengon transparencën për të ruajtur Kumbaron dhe Vengun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com