GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Cilët janë emrat potencialë të Ramës në 12 qarqet e vendit?

18:20 - 09/03/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama u bën thirrje grave të ndalojnë burrat të votojnë: Mbajini në shtëpi më 11 maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda partive politike, situata është duke u ngarkuar, pasi deputetët aktualë dhe ata të rinj që synojnë të hyjnë në parlament do të mësojnë fatin e tyre për të qenë në listë të mërkurën në mbrëmje.

Takimet e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të Partisë Socialiste këtë të diel “kokë më kokë” nuk zbuluan detaje publike, duke lënë vend për diskutime dhe spekulime, që do të trajtohen nga Kryesia e PS-së, e cila do të mblidhet të mërkurën.

Megjithatë, Report TV ka mësuar disa informacione lidhur me emrat potenciale për çdo qark dhe ata që kanë më shumë mundësi për të marrë mbështetje nga Rama. Ende nuk është e qartë se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe të sigurt, dhe kush do të pozicionohet në listën e hapur, për të përballuar gjithashtu garën e brendshme më 11 maj.

Në qarkun e Tiranës, ku janë të nevojshme 37 mandate deputetësh, pritet që Edi Rama të kandidojë personalisht, bashkë me një numër ministrash dhe kryetaren e Parlamentit. Megjithatë, po ashtu bie në sy kandidimi i të rinjve si Helena Kaçe dhe Zerina Bruci, koordinatore për diasporën.

Në qarkun e Fierit, pritet që Belinda Balluku të kandidojë si deputetja e vetme aktuale, Antoneta Dhima, ndërsa pjesa tjetër e listës përbëhet nga zëvendësministra dhe drejtorë të ministres së saj.

Në Korçë, Niko Peleshi parashikohet të bëjë vetëm pak ndryshime, por gjithsesi duke përfshirë edhe ai në listë emra të rinj, të politikës lokale.

Shkodra e drejtuar nga Benet Beci, pritet t’i rezervojë një vend Agron Çelës, i cili braktisi LSI-në, për PS-në. Por kësaj radhe, pritet që ai të kandidojë të bijën. Oferta paraprake e Shkodrës përbëhet nga njerëz lokalë, prefektja apo nënkryetari i Bashkisë.

Në Vlorë, Bledar Çuçi forcon radhët me 2 ministra në listë, si dhe me kujdesin për të pasur përfaqësim të komunitetit greke dhe çam.

Në Lezhë, Ulsi Manja pritet të jetë në listë të mbyllur bashkë me Ermal Pacajn, ndërsa lista e hapur do të përfaqësojë Mirditën, Lezhën e Kurbinin.

Në Elbasan, drejtuesi politik Arbian Mazniku rinovon 2 ose 3 mandate aktuale, si Evis Kushi apo Saimir Hasalla, si dhe pritet për tu parë nëse Taulant Balla do të jetë në Tiranë apo në qarkun e tij të origjinës.

Lista e qarkut Durrës ngelet më e paqarta deri më tani, me pak emra të diskutuar, dhe me pritshmëri të larta për të rikandiduar vetëm Klodiana Spahiun dhe Milva Ekonomin.

Mundësitë e PS në Kukës, rrotullohen vetëm rreth Eduard Shalsit, i cili gjithsesi do të kandidojë edhe 3 emra të tjerë.

Në Dibër, Bledi Klosi pritet të fusë në garë edhe Agron Malajn, kryebashkiakun aktual të Matit.

E njëjta tezë diskutohet edhe për Ervin Demon në Berat, i cili si kryetar bashkie, mban edhe peshën e shefit politik të qarkut.

Edhe në Gjirokastër, Mirela Kumbaro planifikon të kandidojë një kryetar bashkie për të forcuar radhët e parlamentit. Tërmet Peçi është përfshirë në testimet paraprake si kandidat për deputet.

Këto emra në dosjet e krerëve politikë të qarqeve, mund të pësojnë ndryshime prej Edi Ramës, i cili, gjithsesi mund të plotësojë nevoja më të gjera të partisë e po ashtu pritet të ketë as nën mëngë për emra surprizues apo sugjerime që mund t’i vijnë në kanale të tjera, përveç politikës lokale.

Etiketa: Brenda partive politikeervin demoKryesore1pasi deputetët aktualëRamasituata është duke u ngarkuar

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Rama mbledh sot dhe nesër qeverinë e partinë, në fokus zgjedhjet dhe vota e emigrantëve

“Sa shumë keni vjedhur”, Rama u përgjigjet komentuesve: E kuptoj që

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com