Një fëmije dy vjeç në Gjilan të Kosovës ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Lajmin e ka bërë me dije mjeku gastroerolog Besnik Elezi, i cili kreu edhe ndërhyrjen mjekësore, duke shpëtuar vogëlushin.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ka postuar edhe disa fotografi, të cilat tregojnë se si dukej bateria në stomakun e fëmijës, dhe pas nxjerrjes së saj.
“Largohet nga stomaku baterie e telekomandes te femija 2 vjet K.Sh.” – shkruan shkurtimisht ai krahas fotove.
Gëlltitja e baterive është tepër e rrezikshme pasi gjatë kontaktit me lëngjet e stomakut, ajo krijon qark të shkurtër duke çliruar kimikate alkaline që dëmtojnë rëndë indet.
Discussion about this post